I ri Mbinjerezore ?... Shiko më të madhe

Mbinjerezore ?...

Bardhyl Dardha A-004451

Libër i ri

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9789928033734

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

O njerëz, e përse duhet të shkatërroni, kur mund të krijoni? Krijoni, sepse edhe ju jeni të krijuar. Thirrini njëherë të vetme nga thellësitë e shpirtit dhe të zemrës. Kërkojini ato ndjenja humane brenda tyre dhe vetëm atëherë do ta kuptoni përse quheni njerëz. Jeni ju ata që keni frikë nga vdekja, sepse ajo ju shoqëron hap pas hapi. Ajo kurrë nuk ju lë vetëm, sepse e keni pranuar atë të hyjë lirshëm në çdo skaj të jetës suaj. Ajo del përpara si një siluetë e zezë në çdo moment, në çdo hap

të rrugës sate dhe ju verbon. Ju errëson shikimin dhe ju pengon në rrugën e jetës. Por edhe pse keni frikë, ju përsëri nuk guxoni ta largoni. Rrezikoni aq shumë, vetëm e vetëm të jetoni, të merrni frymë dhe të ndiheni të gjallë mes vdekjes suaj. Në këtë mënyrë, mendoni se jetën tuaj brenda vdekjes e kaloni bukur. Dëgjoni zërin e zemrës dhe të shpirtit tuaj. Ai vjen nga thellësitë dhe është i kulluar. Rruga e gjatë që ka bërë, e ka pastruar dhe e ka filtruar nga të gjitha mikrobet që jeni munduar t’i infektoni. Vetëm ky do të jetë ilaçi që ka për të kuruar sëmundjen tuaj. Tashmë ajo ka përparuar dhe po ju infekton të gjithëve. Pastërtia e tij do t’ju udhëheqë drejt ...

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe185
ISBN9789928033734
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë