Lulemaji Shiko më të madhe

Lulemaji

Viktor Canosinaj BVC0002

Libër i ri

44 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fletët134
ISBN9789928407351

400 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pjesë nga libri:

Zbres në kuzhinë sepse Dalila ankohet se e ka marrë uria. Më kërkon palaçinka irlandeze. Eh, Maja, ta dish sa nepsqare është! Por për fat ka një aparat tretës të mrekullueshëm dhe nuk shëndoshet. E vështroj në mënyrë lutëse. Pa llogaritur përgatitjen e brumit, ky gatim irlandez bëhet me patate të ziera të prera në kuba të vegjël, majonezë, ton dhe sallatë jeshile prerë imët, të gjitha të përziera bashkë.
-Dalila, sikur t’i fusnim nga një hamburger?
-Je i lodhur? - pyet ajo në anglisht, gjuhë me të cilën merremi vesh.
-Po, - e gënjej.
-Ishe duke shëtitur me Emanuelën?
-Ishim ulur te Pisha e Vetmuar.
Ajo më lë të kuptoj se mund ta shtyjmë me hamburger.
-Çfarë e ke ti Emanuelën? - vazhdon.
-Shoqe shkolle.
-Jo të dashur?
-Jo.
-Po ajo të shikon në një mënyrë të çuditshme.
-Si qenka kjo mënyrë?
-Sikur e ka këputur malli për ty.
-Ashtu të duket ty.
-Den, pandeh se unë nuk marr vesh?
I vë hamburgerin përpara dhe ajo fillon të hajë si me përtim.
-Po ti, pse nuk ha? - më pyet.
-Nuk kam uri.
-Sa keq! Ndodh ngaqë ke rënë në dashuri.
E vështroj i shtangur.
-Kështu i ndodhi edhe Sem Çestërtonit kur ra në dashuri me Xhejnin, - vazhdon ajo tepër e sigurt në ato që tregon.
-Kush janë këta?!
-I kam në klasë.
-E si e pësoi Semi?
-Nuk i hahej më. U dobësua.
-E kush i tha se e kishte nga dashuria?
-Psikologia e shkollës.
E kaloj situatën me të qeshur. Kanadaja është një planet tjetër.
Dalila të njeh ty vetëm nga fotografitë. Më pyet gjithmonë “Ku është kjo Maja, pse nuk vjen në Kanada?” dhe unë i përgjigjem se po pret që prindërit e saj të fitojnë lotarinë e emigracionit.
Dalila e mbaron hamburgerin pa u ngutur, shkon në banjë për t’u marrë me larjen e dhëmbëve për 4 minuta rresht, siç e ka këshilluar dentisti, pastaj ngjitet në dhomën e saj për të parë ndonjë film në televizor. Kur e zë gjumi, nuk e fik dritën. I trembet errësirës. Atë punë duhet ta bëj unë.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët134
ISBN9789928407351
V. Bot2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha10 - 15 vjeç
StatusiI ri