Cmim i reduktuar! Secili çmendet simbas mënyrës së vet Shiko më të madhe

Secili çmendet simbas mënyrës së vet

Stefan Çapaliku BF0044

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Stefan Çapaliku kësaj radhe rikthehet te proza e gjatë me një roman autobiografik, ku subjekt të rrëfimit ka momentin e prishjes së institucioneve të kultit, në vitin 1967. Ngjarjet zhvillohen në qytetin verior të Shkodrës. Romani është një dëshmi letrare e trupit, shpirtit dhe mendjes së qytetit, përgjatë një prej lëngatave të tij më të pashpresa. Shiko review te LINKU

Më shumë detaje

37 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fishta
Fletët190
ISBN9789928222060

680 Lekë

-15%

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

RRETH LIBRIT

Koha ishte e çmendur…

Romani “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” i Stefan Çapalikut, i zhvillon ngjarjet përgjatë një periudhe njëzetvjeçare, në qytetin e Shkodrës.

Dy gozhdët, që mbajnë të tërhequr litarin e ngjarjeve, janë ngulur në vitin 1967, kur Shqipërinë e shpallin shtet ateist dhe në vitin 1985, kur vdes ai që e shpalli.

Brenda këtyre dy ngjarjeve të forta, që përcaktojnë edhe segmentin më të ashpër dhe fanatik të komunizmit shqiptar, nxjerr krye një ngjarje tjetër, në dukje e vogël, që është ardhja e televizorit në shtëpinë e vendosur në qendër të romanit.

Ardhja e kësaj kutie magjike, tamam në çastin kur Shqipëria po kthehej në një ishull të shkretë e të pashpresë, e ndan romanin në tre pjesë: Para (ardhjes së televizorit), Gjatë (koha kur nëpërmjet televizorit shikohej bota) dhe Mbas (koha që vjen pas vendosjes së zhurmuesit).

Romani e nisë turrin tregimtar ndërsa jashtë po shkatërroheshin institutet e religjionit dhe brenda po lindte një institut i ri besimi, që ishte televizori, media. Ai i vë fre kallëzimit në kohën e realizimit të ëndrrës së diktatorit, vdekjes së tij në shtrat.

Veçanërisht gjatë viteve të shndërrimit të shtëpisë së rrëfimtarit në një kinema, kemi rastin të njihemi nga afër me karakteret, të cilat qyteti bujarisht ia ka dhuruar kujtesës së autorit.

Autobiografik, romani është një dëshmi letrare e trupit, shpirtit dhe mendjes së qytetit, përgjatë një prej lëngatave të tij më të pashpresa.

Letërsia shqipe e derimëtashme na e ka përcjellë komunizmin ose nëpërmjet “heronjëve” që i vërdalloseshin Bllokut ose përmes Heronjëve që ngujoheshin burgjeve.

Ky nuk është as romani i heronjëve ndër thonjëza, e as romani i heronjëve me H të madhe…      

Frano Kulli, botuesi

 

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët190
ISBN9789928222060
RedaktoriEntela Tabaku, Azem Qazimi
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori