Ëndrra e doktorit Shiko më të madhe

Ëndrra e doktorit

Besnik Mustafaj TO0216

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Romani “Ëndrra e doktorit” përbën një rast të veçantë në letërsinë e sotme shqipe. Besnik Mustafaj ka rishkruar në prozë komedinë e njohur të Çajupit “Pas vdekjes”. Doktor Adhamudhi, i lindur për teatër një shekull më parë, vjen si protagonist i një romani bashkëkohor për të mishëruar oportunistin e shtirë në idealist, i cili beson se të gjitha mjetet janë të përligjura për arritjen e qëllimit, që është përvetësimi i historisë kombëtare për t’i dhënë vetes, njëherësh, edhe lavdinë e madhe, edhe pasurinë e madhe.

Më shumë detaje

100 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928205766

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Përmes groteskut, kësaj here Besnik Mustafaj gjen përsëri rastin të prekë temat e tij të parapëlqyera, të lidhura me marrëdhënien dramatike të individit me Historinë në kontekstin e luhatjes midis Lindjes dhe Perëndimit, që e ka shoqëruar si një ankth qytetërimin shqiptar, ankth ky që e përshkon deri edhe qasjen e këtij individi ndaj dashurisë apo vdekjes.

Pjesë nga libri:

Në aq pak sa shkëmbenin zakonisht me njëri-tjetrin, pa ndonjë marrëveshje, ata përdornin gjithmonë frëngjishten, gjë që i përshtatej veçanërisht Doktor Adhamudhit. Ai kishte rast kështu të shfaqte përreth kulturën e vet të lartë, një epërsi kjo mbi shumë të tjerë, por edhe t’i shkurtonte bisedat me shkrimtarin po të qëllonte që ato të zgjateshin, siç nuk kishte ndodhur ende. Doktor Adhamudhi e kishte të gatshëm shfajësimin: nuk është e sjellshme të flasim në gjuhë të huaj midis tanëve, ndaj të cilëve nuk kemi të fshehta. Në të vërtetë, ai parashikonte të bezdisej shpejt nën vështrimin shpotitës të shkrimtarit, ku do të ndihej i zvogëluar, gjë e padurueshme për sedrën e tij. Kësaj here, ai pikasi njëfarë ngrohtësie në zërin e Andon Zako Çajupit, një ndjesi madje e 11 përafërt me gëzimin për takimin e paparashikuar. Ishin vetëm ata të dy në oborrin e vogël të Klubit. Nuk kishte vend për ngatërresë. Gëzimi i shkrimtarit i drejtohej Doktor Adhamudhit. Ai e ndjeu që tjetri do t’i thoshte diçka në vazhdim dhe ngadalësoi instinktivisht hapin para tij, i përfshirë sakaq nga pasiguria nëse duhej ta zgjaste ai vetë dorën i pari apo kjo epërsi i takonte shkrimtarit. Andon Zako Çajupi e zgjidhi sipas mënyrës së tij këtë mëdyshje të Doktor Adhamudhit. Ai nuk e nxori fare dorën e djathtë nga xhepi i pantallonave.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe240
ISBN9789928205766
Titulli origjinalToena
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri