Maks Velo UE0161
Libër i ri
Romani i zhvillon ngjarjet në një periudhë 10-vjeçare të Shqipërisë përgjatë viteve 1992-2002, një nga dhjetëvjeçarët më të rëndësishëm dhe më dramatikë në historinë e saj. Pjesa e parë përfshin periudhën 1992-1997, deri në rrëzimin e skemave piramidale, dhe pjesa e dytë 1997-2002. Një reflektim i fortë i asaj që ndodh në këtë vend, antikonformist, dhe fshikullues
500 Artikuj
Shtëpia Botuese | UET Press | |
ISBN | 9789928213044 | |
Rreth librit
Piktori Maks Velo rikthehet me rrëfimin, tregimin nga e kaluara, gjurmët e harruara nga diktatura në vendet e internimit, ku historitë edhe plagjohen nga vetë artistët. Klubi Karavasta njeh botimin e tretë nga Mapo Edition
“Po Mesasi ishte pa histori, pa legjendë. Kishte vetëm një ngjarje që asnjërit nuk i hiqej nga mendja, dhe fëmijët e vegjël e mësonin nga gjyshet. Nuk ishte legjendë ishte ngjarje e vërtetë. Ishte mbytja në kënetë e Elsës në vitin 1972. Kjo ishte hapësira e askujt, fati i askujt, lumturia e askujt, brenga e askujt. Por dënimi i të gjithëve. Ngulimi tjetër tetë kilometra më larg quhej Haskujtas, toka e askujt. Horizontin e mbyllte Karavastaja…” – ky qytet i përshkruar nga Maks Velo në librin e tij, të botuar e ribotuar, “Klubi Karavasta”. Një histori, që për shumë arsye, ka vendosur të sjellë botimin e tretë por me një pjesë të dytë të plotësuar. Velo është shprehur se ky roman, në fillim, lindi si novelë, ndërsa tani po e boton të plotë, në dy pjesë. Pjesa e parë është botuar nga “Korbi”, viti 2004, dhe ribotuar nga Toena, 2014, sipas shkrimtarit, pa asnjë ndryshim.
“Pjesën e dytë e shkrova mbas 12 vitesh, sepse e ndjeva që këtë vepër e kisha lënë të paplotësuar. Romani zhvillohet në një 10-vjeçar, gjatë viteve 1992-2002, një nga dhjetëvjeçarët më të rëndësishëm dhe dramatikë në historinë e Shqipërisë. Ngjarjet në pjesën e parë zhvillohen midis viteve 1992 deri më 1997, me rrëzimin e piramidave. Pjesa e dytë e romanit përfshin periudhën 1997-2002”, ka sqaruar Velo, duke ia njohur këtë të drejtë, teoritë e letërsisë, si vullnet të autorit për të bërë ndryshime mbi veprën e tij në të gjallë.
Ky libër, ndryshe nga çdo shkrimtar, duket se i ka dhënë ca mundime tregimtarit që ka të bëjë me një realitet shqiptar, kokëfortë, ku dinjiteti i krijuesit mbetet vija e fundit e një lufte të heshtur.
Është nga të rrallët shkrimtarë që krijon një raport ideal mes imazhit dhe fjalës. Një histori fiction që ngjall kureshtjen dhe gërryen lexuesin për të kërkuar realitetin. Kështu skena të tëra përshkrimi, lëvizin sipas parabolës së tregimit. Velo shkruan një roman duke u munduar “të flasë” sa më pak, duke ndërtuar pothuaj dialogë të pushtetit të shtatë, që fshehin misterin dhe lënë mendimin ndërtojë një histori të kaluar, por që nuk ndeshet, nuk shihet përballë.
Përveç një historie ngulmimi të përdhunshëm, ku është zhdukur çdo lidhje me të kaluarën, qyteti Mesasi mban në një “ngujim” të ri njerëzit e saj, dhe pse janë fillimvitet ’90. Diku Velo vendos klubin e vetmuar, një barakë që mbledh nga dufma e pijes historinë, pikë e njohur ngjashmërie nga ku është ndërtuar edhe historia e filmit “Bota”, edhe pse pa përgjigje ky imazh.
Në këto paradokse ku autori dhe e drejta e veprës së tij nëpërkëmbën, ishin shkaqet që e shtynë Velon të risillte në vëmendje librin, edhe pse në treg tashmë nuk ekzistonte asnjë kopje. Maks Velo lindi në Paris, më 31 gusht 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi kaloi fëmijërinë. Pasi mbaroi gjimnazin, vazhdoi studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e inxhinierisë së ndërtimit. Më pas u specializua për arkitekturë dhe në vitin 1960 mori pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë. Vite më vonë punoi pranë byrosë së projektimit të Tiranës.
Vitet ‘78-79 përkojnë me periudhën më të vështirë të jetës së tij, kohë kur u arrestua dhe u dënua me dhjetë vjet burg. Maks Velo është autor i një sërë botimesh, si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura” etj. Është një ndër figurat më të kompletuara si artist, pasi krijon në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë, sikundër është i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar.
Lloji i botimit | Hard Copy |
Faqe | 187 |
ISBN | 9789928213044 |
Titulli origjinal | Mapo Editions |
Redaktori | Valbona Nathanaili |
V. Bot | 2016 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Roman | Sagë&Histori |
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Materiali i klasës së tetë është matrioshka e sipërme e kësaj kolane botimesh. Me një gjuhë më të pasur materiali shkollor shtjellon kuptimin dhe nevojën e fesë. Është feja që ndihmon njeriun që të pranojë realisht rrethanat ku jetojmë, për të mos ju nënshtruar fatkeqësive dhe vështirësive që sjell jeta e përditshme. Feja ka qenë pasuese e rregullt e...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i shtatë, për klasën e shtatë të shkollës 9vjeçare. Ashtu si dhe në vëllimet pararendëse, edhe në këtë vëllim parashtrohen në përmasa didaktike themelet e besimit islam si dhe njohuria e nevojshme për to. Ky vëllim gjithashtu paraqet edhe aspekte të tjera të jetës së besimtarëve si mirënjohja,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i gjashtë, për klasën e gjashtë të shkollës 9vjeçare. Në këtë vëllim autorja jep njohuri mbi Islamin, duke u fokusuar në njohjen e mësimeve bazë, kuptimin e fjalës Islam si dhe shpjegimin e shtyllave të fesë. Libri është i ndërtuar me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Më tej në libër...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i pestë, për klasën e pestë të shkollës 9vjecare. Po ashtu si libri për klasën e katërt, edhe ky vëllim ruan formatin e libërrevistës. Edhe materiali brenda tij ka në kapërcyell vëllimin e katërt. Libri ka një raport të përmbysur të materialit analitik me atë grafik. Kjo vjen natyrshëm sepse kemi...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i katërt, për klasat e katërta të shkollës 9vjeçare. Materiali është në formën e një reviste ku autorët i janë përshtatur moshës së kësaj klase, duke e pasuruar materialin me vizatime, skica, poezi dhe tregime në kontekstin e besimit në Zot. Teksti orientohet edhe në rritjen e vlerave për edukimin...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i tretë i serisë, për klasën e tretë të shkollës 9vjeçare. Autorët kanë synuar që në këtë vit shkollor të kësaj kategorie moshe, tju mësojnë fëmijëve udhëzimet e fesë islame, të dërguarit e Zotit, mirësjelljen në shoqëri dhe në familje, miqësinë etj. Teksti është i pajisur me ushtrime zbavitëse,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i dytë i serisë për klasën e dytë të shkollës 9vjeçare. Autori me një alternim të materialit grafik me tekstin e shkruar, zbërthen në gjuhen e thjeshtë dashurinë për shoqërinë, kuptimin e fjalës Islam, kujdesin e Zotit për gjithësecilin, si dhe disa prej ritualeve bazë të fesë islame dhe kuptimin e...
Pjesë e kontributit të Fondacionit ALSAR në fushën e publikimeve dhe atë të arsimit, janë edhe botimet në seri MësimBesimi të cilat janë përshtatur për nxënësit e shkollave të ciklit 9vjeçar dhe të shkollave të mesme. Këto botime në përputhje me moshën dhe përmbajtjen, zhvillojnë në mënyrë didaktike njohuritë fillestare mbi besimin, edukimin qytetar dhe...
Në historinë e shtypit shqip, kjo gazetë njihet si një e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare, historike, me katër faqe, që u shtyp në shtypshkronjën Mbrothësia të Kristo Luarasit, me shkronjat e alfabetit të Stambollit.
Islamizimi i Shqipërisë nën Turqit vjen për herë të parë në lëmin shqiptar të botimeve dhe është një prej dy botimeve madhore të autorit mbi Shqipërinë. Ky librër është një tezë magjistrature e paraqitur në Universitetin e Bostonit në vitin 1941, por e pabotuar më parë. Ky botim shoqërohet me tekstin orgjinal në anglisht, për ti dhënë mundësi çdo të...
Kjo vepër e Prof. Dr. Mehmet Maksudo?lu, Historia Osmane dhe Institucionet vjen në ribotimin e saj të tretë në gjuhën shqipe. Qoftë për nga metodologjia, qoftë për nga analiza krahasimtare, qoftë për nga përfundimet historike të shumë elementëve të periudhës Osmane, ky libër përbën një tekst të rëndësishëm studimor në këtë fushë.
Tragjedia me tre akte Helena është një vepër letrare që falë njohjes së historisë dhe vërtetësisë së paraqitjes arrin të realizohet artistikisht.
Veprat e Hafiz Ali Korçës i përkasin fushës së gjuhës, letërsisë, publicistikës, Islamit, përkthimit etj. Në secilën vepër të tij, H. A. Korça ka arritur të paraqesë dhe të trajtojë probleme të rëndësishme që ndërlidhen me kombin shqiptar, por edhe me kulturën shqiptare në përgjithësi.
Ky libër nga profesori tetovar Metin Izeti është një shtjellim i fenomenit të mevludit ndër shqiptarët.
Ky libër dygjuhësh, shqip dhe boshnjakisht, përbëhet nga materiale të ndryshme të autorit e diplomatit të karrierës z. Shaban Murati, të mbledhura ndër vite.
Kjo vepër e njohur e rilindasve tanë të shquar, vepër e përbashkët e S. Frashërit, Pashko Vasës dhe Jani Vretos, qëndron në themelet e shqipes që njohim dhe shkruajmë sot.
Në ngjarjet zhvillimore të historisë së Shqipërisë dhe të kulturës shqiptare në veçanti ndalimi i besimit, mund të cilësohet me përmasat e një fatkeqësie në historinë tonë moderne.
Konferenca e mbajtur me rastin e kremtimit të 20vjetorit të hyrjes së trupave të NATOs në Kosovë, ka gjetur pasqyrim në botimin Shtetformimi i Kosovës dhe Shqipëria: Sfidat dhe perspektivat.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
THE NUMBER ONE INTERNATIONAL BESTSELLER: CHOSEN AS A BOOK OF THE YEAR BY THE GUARDIAN, TELEGRAPH, SUNDAY TELEGRAPH, I PAPER, SUNDAY EXPRESS, IRISH TIMES, TIMES LITERARY SUPPLEMENT, AMAZON, AUDIBLE, BUZZFEED, REFINERY 29, WASHINGTON POST, BOSTON GLOBE, SEATTLE TIMES, TIME MAGAZINE, NEWSWEEK, PEOPLE, ENTERTAINMENT WEEKLY, KIRKUS, PUBLISHERS WEEKLY AND...
“Proza e shkurtër”, përfshin tregimet dhe novelat e shkruara nga Kadare midis viteve 1953 deri më 2009. Një pjesë e tyre janë nxjerrë nga arkivi i autorit, të tjerat nga gazeta dhe revista të kohës, nga librat me tregime e novela të botuara në vite të ndryshme, kurse pjesa tjetër prej veprës së plotë Kadaresë.
Pjesë nga libri: Ishte e vështirë të përcaktoje se çfarë ishte. Nuk mund ta quaje as fshat, as qytezë. E quanin fermë, po as fermë tamam nuk ishte, më shumë ishte një pjesë ferme, domethënë vetëm pallatet e fermës.
Janë të rrallë intelektualët si Maks Velo që rebelohen me shndërrimet dramatike dhe kaosin në të cilin janë përfshirë qytetet dhe mjediset publike në Shqipëri. Dëshmi e kësaj revolte vjen edhe "Betonizimi i demokracisë", të cilin jepen intervistat dhe studimet e këtij autori në fushën e arkitekturës dhe planifikimit urban. Betonizimi është forma më e...
Proza e Velos mund të kundrohet si një sagë fatesh të shqiptarëve nën diktaturë dhe nën motë të tjera. Tregimet e Velos japin në mënyrë të shkëlqyer kampin e burgut. Skicat bardh e zi me temë burgun janë madhështore dhe të fuqishme. Mua më duket se ato kanë kapur thelbin e barbarisë së jetës në burg
Duhet të lexosh Velon , për tu ndalur në çdo faqe dhe në çdo frazë, për ta cituar, cituar, të gjithë ta citosh. Aq sa rrjedha është e bukur në përulësinë e saj, aq është e pasur me një art mizor dhe therës.
Maks Velo është një nga autorët që, si rrallëkush e kuptoi se krijimi letrar e artistik, në rastin e tij letërsia e piktura, pavarësisht se në ç'kushte lindën, janë në radhë të parë art. Si e tillë, dëshmia e tij është e një vlere të dyfishtë.
Me një burim të pasur dokumentar, Maks Velo arrin të kthejë në fiction, personazhe nga jeta reale, duke përdorur shpesh nota humori për të përshkruar tragjikomedinë e jetëve nën regjimin diktatorial. Ky libër bashkë me të tjerë të shkruar nga Velo bëjnë pjesë në atë që quhet sot letërsia e burgut apo letërsia e kujtesës.
Dosja sekrete e përndjekjes, hetimit, dënimit të Maks Velos vjen në një libër të quajtur “Maks Velo, Jetë paralele” përgatitur nga Alda Bardhyli. Në kuadër të debateve mbi të shkuarën, është hera e parë që publikohet dosja e përndjekjes që një artisti gjatë regjimit komunist. Janë 106 dokumente, një pjesë e të cilave shoqërohet me rrëfime të vetë Velos...