Njerëz të varfër -– Ëndrra e xhaxhait (HC) Shiko më të madhe

Njerëz të varfër -– Ëndrra e xhaxhait (HC)

Fjodor M. Dostojevski BUE109

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Janë dy romane në këtë vëllim: "Njerëz të varfër" dhe "Ëndrra e xhaxhait". Janë letrat e famshme të dashurisë, botuar fillimisht në fletoret e kryeqytetit: të ngrohta, plot dashuri të sinqertë, që kulmojnë me ndjenjën e pastër e të sinqertë. Ndërsa tek "Ëndrra e xhaxhait" kemi pasqyrimin e jetës së fshatit, të çifligut dhe personazhet aty vijnë dhe përshfaqin karakteret e tyre të krekosur e të "pështirë", me nota humori e satire...

Më shumë detaje

4 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
Fletët326
ISBN978-99927-54-20-0

1 200 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Tek "Njerëz të varfër" Dostojevski shpalosi talentin e tij të madh me një ndjeshmëri mjaft interesante, duke hedhur dritë në skutat e panjohura të shoqërisë petërburgase, shoqëruar me sigurinë e fillesave të analizës psikologjike, për të skalitur personazhe që të mbeten në mendja. Letrat e të dashuruarve, të mbushura me frymëzim dhe ndjenjë të hollë krijojnë situata të këndshme, të dhimbshme dhe lartësuara nga një finesë e pashembullt... Në romanin tjetër "Ëndrra e xhaxhait" kemi tjetër shpalosje: fshatin, jetën në çiflig. Duke krijuar një sfond disi të largët për njohjen dhe jetën e tij autori, përqendrohet në shtëpinë e çifligarit, të qytetarit që jeton në fshat, si një padukshmëri kapitale, dhe aty sheh ëndrra me sy hapur, aty i vë kazmën personalitetit të tij, pa i interesuar asgjë rreth e rrotull, as natyra e mrekullueshme, as balta dhe as kuajt. Gjithçka përqendrohet në jetën e ngushtë brenda mureve, ashtu si ngushtohet dhe asgjësohet edhe vetë karakteri i njeriut...

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët326
ISBN978-99927-54-20-0
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiJorgji Doksani