I ri Dita e kukuvajkes Shiko më të madhe

Dita e kukuvajkes

Leonardo Sciascia A-008862

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër I pari dhe më i rëndësishmi ndër romanet që rrëfejnë për mafian, Dita e kukuvajkës është romani më i bujshëm i shkrimtarit të shquar italian Leonardo Sciascia, si dhe radiografia e parë intelektuale e një dukurie të tillë në shoqërinë italiane

Më shumë detaje

506 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928366436

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në një cep të Sicilisë, një sipërmarrës i vogël vritet në mes të katundit. Kurrkush nuk flet; dikush, madje, përpiqet t’i devijojë hetimet e nisura nga një oficer i ri i karabinierëve, i huaj për mendësinë dhe shoqërinë e Sicilisë. Hap pas hapi, dëshmi pas dëshmie, ku të rreme e ku të cunguara, kapiten Belodi arrin të zbulojë se faji i vetëm që përligj vrasjen e sipërmarrësit është ndershmëria. Po kush shqetësohet nga prania e një sipërmarrësi të ndershëm, duke u bërë madje vrasës i tij?

Shkrimtari Sciascia e përmend këtu mafian për herë të parë. Mjafton të lexosh faqen e parë të Ditës së kukuvajkës për të kuptuar se më në fund, mafia po fillonte të ekzistonte edhe në fjalë. Këtu, në fakt, Sciascia zbulon njëherë e mirë mënyrën e tij të pagabueshme të rrëfimit, duke u fiksuar në thelbin e kuptimit, qoftë edhe me një gjest apo hollësi të vogël.

... qëllimi im ishte që t’i jepja jo thjesht masë, thelb dhe ritëm rrëfimit, por edhe që t’i bëja ballë mospranimit, rastësor e të mundshëm, që mund të vinte prej kujt e gjykonte veten të prekur pak a shumë drejtpërdrejt nga vepra ime. Sepse në Itali, siç e thotë ajo shprehja, “nuk mund të bësh shaka as me shenjtorë, as me varfanjakë”: të mos flasim pastaj për rastet kur nuk e ke pasur me shaka, por fare seriozisht.

Të dhëna

Lloji i botimitPaperback
Faqe152
ISBN9789928366436
V. Bot2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEdon Qesari
RomanSagë&Histori