I ri Nga fillimi në fund - Volumi 2 Shiko më të madhe

Nga fillimi në fund - Volumi 2

Preç Zogaj UE0186

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky vëllim përfshin librat: Nga hiri/ Finalja, Të gjithë nëpër vendet e tyre, Në kërkim të zgjedhjeve të humbura

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press & MAPO Editions
Fletët602
ISBN9789928236357

1 500 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Shkronjat, fjalët, fjalitë e Preç Zogajt, formacionet e tij të ndërtimit të subjektit, të përshkrimit të personazheve reale të tranzicionit apo të fantazimit dhe romanizimit të ngjarjeve të tranzicionit shqiptar janë nga prurjet më të mira të letërsisë publicistike shqiptare. Kjo tipologji librash është në zhdukje e sipër, për shkak të faktit se kronika është bërë aq e dendur, aq intensive, aq me prurje saqë jo vetëm nuk ka më shënjues të vëmendshëm të kësaj kronike, por sidomos nuk ka më luksin që të ketë një kualitet si Preç Zogaj për t’i marrë, përthyer, shkruar dhe dhënë publikut ngjarjet, personazhet dhe fenomenet e tranzicionit shqiptar.

Besoj se botimi final i kolanës së publicistikës politike së Preç Zogajt në këto dy vëllime i qëndron mirë bibliotekës së kujtdo. Në radhë të parë i qëndron mirë bibliotekës së bashkëkohësve, të cilët duan të shohin në këta libra nuanca, ngjarje, fenomene, kronikë, data, fakte, interpretime, të cilat nuk do t’i gjejmë dot më kurrë, për shkak se ruli i kohës vazhdon i pamëshirshëm për t’i fshirë nga kujtesa, ndërsa shoqëria me strategjitë e saj të harresës, për të mbijetuar e vazhduar përpara në axhendën e saj.

Po ashtu, ky libër u vlen të gjithë atyre, të cilët politikën e kanë objekt veprimi. Është e pamundur të gjesh në mënyrë kaq sintetike një antropologji politike shqiptare, një vëllim kaq të kondensuar të thuajse gjithçkaje me sytë e një dëshmitari të ngjarjeve, me sytë e një përgatitësi të ngjarjeve apo të një konceptuesi të ngjarjeve. Në këtë kuptim, Preç Zogaj mund të konsiderohet si firmëtari i ngjarjeve të tranzicionit dhe kronikani i tij. Grupi i tretë, të cilëve u intereson ky studim, janë të gjithë ata të rinj, studentë, studiues dhe pikërisht prandaj shtëpia jonë botuese, një shtëpi universitare bëhet strehë e këtij botimi, për faktin se studentët e rinj të shkencave politike që duan të ndërtojnë një antropologji politike e kanë këtë libër mënyrën më të mirë për t’i rënë shkurt dhe jo vetëm, për t’u rënë në thelb ngjarjeve, fenomeneve dhe personazheve.

Preç Zogaj, një punëtor i palodhur i fjalës shqipe, një punëtor i palodhur i medias shqiptare, një punëtor i palodhur dhe i talentuar i jetës sonë publike, përveçse mund të krenohet me krijimtarinë e tij artistike, me kolanën e publicistikës politike mund të klasifikohet një ndër më pak se dhjetë librat nëpërmjet të cilëve ne mund të kuptojmë Shqipërinë në të shkuarën dhe të tashmen e saj.

Henri Çili

 

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët602
ISBN9789928236357
Titulli origjinalAlbana Bogdani
V. Bot2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
Përmasat16.5 x 23.5