I ri Nga fillimi në fund - Volumi 1 Shiko më të madhe

Nga fillimi ne fund - Volumi 1

Preç Zogaj UE0185

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër përfshin: Rënia e zgjedhjeve/ Vera e përjetshme/Uncivil Ëar- Lufta jo civile/ Paradhoma e një Presidenti

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789995639204

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në këto dy vëllime, ata që e jetuan tranzicionin do të gjejnë kohën e tyre, do të gjejnë ngjarjet e tyre, do të gjejnë personazhet e tyre që ua nxinë jetën apo që ua zbardhën atë, do të gjejnë dramën e një shoqërie që kërkoi, solli, e vuajti apo e gëzoi ndryshimin në këtë cep të harruar të Europës. Në këto dy vëllime ata që nuk e kanë jetuar tranzicionin do të gjejnë një përshkrim dhe shpjegim domethënës lidhur me sa ka ndodhur, me rrënjët e krizave apo të shpërthimeve shqiptare, me ngecjen dhe me vështirësitë e ecjes sonë përpara, me ngërçin e këtij tranzicioni. Më shumë akoma, ata që do të vijnë më tej dhe do t’i referohen publicistikës politike të Preç Zogajt, kësaj vepre unike në llojin e saj, do të kenë një rrugë të shkurtër, shumë të shkurtër për të parë një fotografi që lëviz, që vibron, të një kohe dhe momenti të kësaj shoqërie.

Interesi i veçantë që paraqet ky libër, gjë që e ka bërë atë të strehohet në kuadrin e një kolane botimesh universitare, është vlera e tij për studiuesit e ardhshëm të periudhës së tranzicionit shqiptar. Libri ka vlerën e një “burimi parësor” të dhënash, citimesh, deklaratash, kronike të ngjarjeve, profilesh të personazheve të shkruara me gjuhën e një shkrimtari, i cili merr i merr hua letërsisë fjalën e bukur dhe ia jep politikës, dhe nga kjo fundit merr hua racionalitetin dhe pragmatizmin për të kapërcyër dëshpërimin e të vërtetave të shoqërisë shqiptare dhe për të ecur përpara.

Pedagogët, studiuesit, studentët mund t’u referohen lirshëm librave të Preç Zogajt për të bërë të mundur dekriptimin e një kohe, të një epoke, dëshmitë e së cilës, sa më shumë kalon koha zhduken, zbehen apo humbasin vlerën.

Ashtu sikurse për shkencat politike dy prej romaneve të Xhorxh Oruellit, “Ferma e kafshëve” dhe “1984”, edhe pse romane, janë bërë sot literaturë bazë për të kuptuar komunizmin dhe totalitarizmin, ashtu sikurse “Nderi i humbur i Katerina Blumit”, romani i Hajnrih Bël është bërë një vepër bazë për etikën e medias, ashtu sikurse deputeti i dikurshëm britanik Edmund Burke shkroi veprën më të madhe kritike ndaj revolucionit francez, edhe librat e Preç Zogajt, edhe pse publicistikë mund të kualifikohen lirshëm te “studimet për tranzicionin shqiptar”. Të shkruar bukur, të shkruar me elegancë, të vërtetë dhe të këndshëm. Ato janë pjesë e paevitueshme e bibliotekës së këtij tranzicioni.

Henri Çili

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Faqe507
ISBN9789995639204
RedaktoriAlbana Bogdani
V. Bot2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat16.5 x 23.5