Cmim i reduktuar! Sa larg që është Danimarka!... Shiko më të madhe

Sa larg që është Danimarka!...

Daut Gumani UE0144

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Ky është libri më i fundit me ese i autorit tashmë të njohur, Daut Gumeni, në të cilin edhe një herë ai shpalos talentin e tij si letrar, ku flet me një gjuhë të zgjedhur, plot figuracion e metafora të goditura për jetën dhe krijimtarinë e kolegëve të tij shkrimtarë dhe artistë.

Më shumë detaje

18 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press & MAPO Editions
Fletët112
ISBN97899956639324

595 Lekë

-15%

700 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Trebeshina shkrimtar i halleve të rënda, tallet, tashmë, me Trebeshinën komisar të iluzioneve djaloshare dhe e sheh me hidhërim të madh e na e thotë shkoqur të gjithëve:"Oh! Sa larg që ishte Danimarkal...". Dhe kjo thirrje hidhërimi me rrënjë në dhembjen e thellë, që buron nga rrënojat e ëndrrave të trëndafilta të një brezi të zhgënjyer nga ato që besoi e të shtypur nga mekanizmat e hekurta të një shoqërie që ndërtoi më duart e veta, na kaplon keq e na mundon gjatë, pas leximit të kësaj novele të jashtëzakonshme tëTrebeshi-nës. Na mundon aq rëndë, sa nuk e dimë dot edhe për sa kohë do të themi me vete:"Sa larg që është Danimarkal..:'. Një ritëm marramendës ky i prozës së Trebeshinës. Aq marramendës, sa na kap turbullimi i kohës e na shtyp dhembja e personazheve të kësaj historie tronditëse, në një vend e në një kohë ku mençuri quhet dinakëria, trimëri quhet krimi, urtësi quhet egërsia, shtet quhet pushteti, e vërtetë quhet gënjeshtra, nder quhet turpi, besë quhet pabesia, miqësi quhet tradhtia, e mirë quhet e liga, e bukur quhet e shëmtuara, dritë quhet terri, liri quhet robëria dhe ku është aq e gjallë ajo thënia e lashtë:"Unë nuk di t'i kem bërë mirë asnjeriu, që të më sulmojnë kaq shumë!"...

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët112
ISBN97899956639324
V. Bot2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë