Pushteti Shiko më të madhe

Pushteti

Blendi Fevziu UE0165

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky është libri i vitit 2016 i gazetarit të njohur Blendi Fevziu, një libër që lexuesi i jep vetë kuptimin. Kësaj radhe vjen një tjetër anë e spikatur, madje më e mira, e këtij autori: Një libër me ese që përshkruan sallonet e pushtetit, shumë afër tij..

Më shumë detaje

30 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press & MAPO Editions

900 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Personazhi kryesor është një vezir në perandorinë osmane, por autori i jep të drejtën lexuesit të tij që nëpërmjet këtij personazhi të përkufizojë çdo pushtetar që ai njeh ose i përshtatet përshkrimi. Gazetari Blendi Fevziu vjen me një ese letrare provokuese pas dy librave monografikë mbi Enver Hoxhën dhe Ahmet Zogun. “Ka lexues që do mundohen t’i vënë personazheve të këtij libri emra të përveçëm! Emra konkretë. Ka të tjerë që do njohin aty Shefin, Drejtorin, deputetin apo Kryeministrin. Padyshim që të gjithë këta bashkë do gjejnë plot gjëra nga vetja, ose do t’u duket sikur shihen në një pasqyrë. Pasqyra i tregon ashtu siç janë realisht, pa asnjë nga korrigjimet që përpiqen t’i bëjnë vetes në jetë. Shëmbëllimi tyre do jetë aty, edhe pse ngjarjet zhvillohen thuajse 100 vjet më parë. Në të vërtetë çdo ngjasim me persona dhe ngjarje reale është fare i rastësishëm. Libri është një miksim i letërsisë me elementet e esesë. Në një temë të lashtë sa njerëzimi, raporti i njeriut me pushtetin. Ka qenë i tillë në çdo kohë e çdo regjim, edhe pse në ata totalitarët shfaqet më i dhunshëm dhe më deformues. Ndaj në mbarim të tij mos u mundoni t’i gjeni asnjë shpjegim apo ngjasim historik. As një përkim me zhvillimet aktuale. Ngjarjet dhe personazhet aty janë të përjetshëm dhe universalë. Mund t’i vendosësh në një tribu afrikane, në një shtet diktatorial, në një republikë demokratike e mbase edhe në ndonjë prej korporatave të mëdha të biznesit. Lexojeni thjesht si një histori, ku do përballeni me veten, miqtë, eprorët dhe vartësit tuaj, në çdo rrethanë dhe në të gjitha kohërat…”, shkruan autori në hyrje të librit.

Në pasthënien e librit një koment nga botuesi Henri Çili e cilëson Fevziun si gazetarin më të famshëm shqiptar të tranzicionit dhe autorin më të shitur shqiptar me biografinë e Enver Hoxhës. “Si i tillë, autori është mjaft i pushtetshëm, pra ai e njeh mjaft mirë enigmën e pushtetit, por pa qenë i detyruar si ata që i kanë thënë ‘PO’ pushtetit, – ai nuk ka qenë i detyruar të pësojë deformimet e pushtetit. Ky është një privilegj, si të marrësh më të mirën e dy botëve. Kush më mirë se një gazetar politik, prej më shumë se 25 vjetësh, mund të bënte roman ose ese për pushtetin dhe deformimet e tij: Blendi Fevziu. Duke qenë gazetar dhe afër mjediseve publike, ai ka fituar mijëra nuanca, mijëra dilema të fuqishme dhe, mbi të gjitha, njeh kompromiset dhe gëlltitjet që liderët tanë kanë bërë për pushtet! Ky është romani, ose eseja e re e Blendi Fevziut. Por pak rëndësi ka se çfarë zhanri është, sepse sot gjithçka është letërsi. Na e kanë thënë Sartri dhe Heminguej dje dhe Nobeli këto dy vitet e fundit! Gjithçka është letërsi. Jeta në radhë të parë, -pushteti aq më tepër”, shkruan Çili.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë