Drejtshkrimi I gegnishtes ose gegnishtja e standardizueme Shiko më të madhe

Drejtshkrimi I gegnishtes ose gegnishtja e standardizueme

Mehmet Elezi MAS0014

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Ky libër paraqet një literaturë të rëndësishme mbi debatin rreth gjuhës standard, e cila është një temë që ka tërhequr shumë gjuhëtarë e intelektualë shqiptarë, me afrimin e 50vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit (1972, Tiranë).

Më shumë detaje

200 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928319340

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky libër paraqet një literaturë të rëndësishme mbi debatin rreth gjuhës standard, e cila është një temë që ka tërhequr shumë gjuhëtarë e intelektualë shqiptarë, me afrimin e 50vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit (1972, Tiranë).
Prof. Mehmet Elezi është përgatitësi i botimit, autori i parathënies dhe i shënimeve përkatëse, mbi tekstin qëndror të librit i cili është Ortografija e gjuhës shqipe e botuar në Kosovë në vitin 1964. Argumenti kryesor i prof. Elezit në këtë libër është se gjuha shqipe e ka pasur një drejtshkrim të mëhershëm se ai i vendosur në Kongresin e Drejtshkrimit, dhe ai kishte për bazë dialektin gegë.
Në tekstin referencial paraqiten rregullat drejtshkrimore të shqipes duke u bazuar në këtë dialekt, të pasqyruara si në çështjet fonetike, morfologjike apo edhe në çështje të tjera gjuhësore. Gjithsesi, në rrethanat e sotme prof. Mehmet Elezi bën thirrje për një rishqyrtim (reformim) të standardit pa ia cënuar bazën, duke vendosur theksin tek bashkëjetesa e dy dialekteve.
Pikëpamjet për gjuhën shqipe të standardizueme i kam shtjellue në disa libra dhe në media. Nji reformim të standardit, pa ia cenue bazën, e shoh jetik. Nji hapje me kritere shkencore për pasunitë e gjuhës shqipe në dialektin gegë, të përjashtueme për arsye jashtëgjuhësore, do ta shëndetsonte gjuhën. Do tia forconte imunitetin. Do ta mbushte me energji te reja.
Gegnishtja i ka pasë rregullat e drejtshkrimit para se me i pasë shqipja e sotme standard. I kishin hartue dijetarët në Prishtinë, me përkushtim e kompetencë shkencore.
I përfunduen më 1964. Në qershor 1964 u miratuen nga autoritetet shtetnore të kohësOrtografija e gjuhës shqipe, 1964, përmblidhte normat e nji gegnishteje të përgjithshme. Ajo nuk u hartue si alternativë e tosknishtes, nuk ishte ky qellimi. U hartue si drejtshkrim i gjuhës shqipe.

Të dhëna

Faqe108
ISBN9789928319340
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë