Bosnja : Nje pikepamje nga Tirana Shiko më të madhe

Bosnja : Nje pikepamje nga Tirana

Shaban Murati MAS0010

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Ky libër dygjuhësh, shqip dhe boshnjakisht, përbëhet nga materiale të ndryshme të autorit e diplomatit të karrierës z. Shaban Murati, të mbledhura ndër vite.

Më shumë detaje

200 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928243553

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky libër dygjuhësh, shqip dhe boshnjakisht, përbëhet nga materiale të ndryshme të autorit e diplomatit të karrierës z. Shaban Murati, të mbledhura ndër vite.
Libri zbërthen kompleksitetin e rrezikut të konfliktit të brendshëm etnik në BosnjëHercegovinë, duke analizuar në vijimësi politikën e nacionalizmit serbomadh për të prishur shtetin e BosnjëHercegovinës dhe për të gllabëruar pjesë të territorit të tij.
Harta e analizës diplomatike të autorit përfshin raportet e çeshtjes boshnjake me diplomacinë europiane, me diplomacinë ruse, me diplomacinë e shteteve fqinjë, përplasjet dhe intrigat ndërkombëtare, nismat dhe përpjekjet e shumta rreth një krize, që mbeti fokus i ndeshjeve gjeopolitike dhe i interesave vendore, rajonale dhe ndërkombëtare.
Janë efekte që lidhen direkt dhe indirekt me interesin tonë kombëtar, siç është çeshtja e Kosovës, ku nga BosnjëHercegovina është bllokuar njohja e Kosovës për shkak të vetos së të ashtuquajturës Republika Srpska.
Libri trajton edhe qendrimet e Shqipërisë në faza të ndryshme të çeshtjes boshnjake, duke evidentuar moskuptimet dhe devijimet që e kanë karakterizuar.
Në të njëjtën kohë, libri i botuar në gjuhën shqipe dhe atë boshnjake, mund të konsiderohet një kontribut i vyer në forcimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit me një shtet dhe me një popull ballkanik, me të cilin kemi shumë gjëra të përbashkëta dhe me të cilin kemi ndarë fate të hidhura nga të njejtët armiq historikë.

Të dhëna

Faqe292
ISBN9789928243553
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMuamer Škrijelj (nga shqipja në boshnjakisht)