Aktet e simpoziumit 50 vjet nga ndalimi i lirise se besimit ne Shqiperi Shiko më të madhe

Aktet e simpoziumit 50 vjet nga ndalimi i lirise se besimit ne Shqiperi

Grup autorësh MAS0004

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Në ngjarjet zhvillimore të historisë së Shqipërisë dhe të kulturës shqiptare në veçanti ndalimi i besimit, mund të cilësohet me përmasat e një fatkeqësie në historinë tonë moderne.

Më shumë detaje

200 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928243744

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky botim i Fondacionit ALSAR, përmban aktet e simpoziumit me temë 50 vjet nga ndalimi i lirisë së besimit në Shqipëri: Marrëdhëniet shtet fe. Në ngjarjet zhvillimore të historisë së Shqipërisë dhe të kulturës shqiptare në veçanti ndalimi i besimit, mund të cilësohet me përmasat e një fatkeqësie në historinë tonë moderne.
Shkaktari ideologjik i kësaj ngjarje dhe pasojat e saj, mund të ndihen edhe sot në Shqipërinë postkomuniste dhe në përpjekjen e shqiptarëve për të ripërcaktuar identitetin e tyre fetar, e bashkë me të edhe atë moral e shpirtëror.
Në fjalën hyrëse paraqitet edhe qëllimi i kësaj nisme: Aktiviteti është një mesazh për ata klerikë që i dolën kundër sistemit komunist, që u pushkatuan, u burgosën apo u internuan. Është obligim moral dhe përgjegjësi shoqërore që ti kujtojmë ata duke bërë apel që të kultivohen përjetësisht vlerat e vëllazërimit dhe të harmonisë e bashkëjetesës ndërfetare si një thesar për të sotmen dhe të ardhmen e popullit shqiptar.
Në këtë botim paraqiten referatet e mëposhtme: Fjala hyrëse nga Z. Mehdi Gurra, kryetar i Fondacionit ALSAR; 50 vjet nga ndalimi i lirisë së besimit në Shqiperi; raporti i marrëdhënieve shtet fe nga Z. Saimir Rusheku; Kuadri historik i rimëkëmbjes së fesë nga Z. Bajram Xhafa; Demokracia dhe fetë si disproporcion pushteti nga Z. Shaban Murati; Rëndësia e mbrojtjes politike të Islamit në Shqipëri nga Z. Abdi Baleta; Objektet e kultit si tipar i identitetit kolektiv nga Z. Alban Bala.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Cover
Faqe188
ISBN9789928243744
V. Bot2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë