I ri Njeriu femije Shiko më të madhe

Njeriu femije

Artan Fuga A-000821

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër analizon këtë aspekt të formimit psikologjik të individit që kërkon të rrënjosë propaganda, edukata, shkolla dhe kultura paternaliste. Pse qytetari i rritur sillet politikisht si fëmijë?

Më shumë detaje

989 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Papirus
ISBN9789928325082

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rilindja kombëtare e shekullit XIX mbetet një epokë e artë në historinë tonë. Por, koha historike është e paparashikueshme në rezultatet që sjell. Rilindasit hyjnizonin kombin si "familja" jonë e madhe, shpallnin Skënderbeun "stërgjyshin" tone totemik, shqiptarët si "stërnipa" të tij, i këndonin himne "Nënës" Shqipëri."

Në shekullin XX, këto metafora utopike, shumë frymëzuese më parë, prodhuan devijimet e tyre. Propagandat e grupeve sunduese në pushtet i kanë përdorur ato për të infantilizuar shqiptarët. Përpara "Nënës" Shqipëri, Atit - "komb", pushtetarit "Prijes" dhe "at" i "vëllezërve", pra i gjithë shqiptarëve të konsideruar "bij" të tij, individi mbetet simbolikisht si fëmijë i parritur, pa fuqinë shpirtërore autonome për të marrë iniciativa, nuk e përballon dort jetën si i rritur. Nuk merr përgjegjësi politike! Nuk thotë dot: "Jo!". Pranon çdo "Mos!"

Propaganda autoritare nuk e lë individin të marrë në dorë fatin e vet. E bën atë ta kërkojë si ajri autoritetin sundues, ndryshe humbet toruan. Ai mbetet në kërkim të "babait" dhe të "nënës". Pret urdhra, kërkon të mësohet, squllet, struket, emocionohet nga histeritë që shkakton pushteti, jo rrallë edhe qan para tij dhe për të! Pret prijësin!

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Faqe302
ISBN9789928325082
V. Bot2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë