I ri Transhumanizmi – Pertej njeriut Shiko më të madhe

Transhumanizmi – Pertej njeriut

Ethem Ruka A-006377

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Prof. Ethem Ruka vjen me nje reflektim te thelle per gjendjen e qenies njerezore ne ditet tona dhe prespektiven e saj. Ai ngre shume ceshtje ne kete liber qe nga zanafilla dhe deri me sot: A mund ta shkruajmë librin e jetës?

Më shumë detaje

494 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ISBN9789928084545

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

U deshën 4.7 miliardë vite histori për të prodhuar një miliardë njerëz, 120 vite për t’i dyfishuar në dy miliardë, më pas edhe 100 vite të tjera për të arritur deri në shtatë miliardë. Po mbas 100 vitesh të tjera, çfarë do të ndodhë?

E ardhmja mbetet e panjohur. Ajo vetëm mund të parashikohet. E panjohura është burimi i dyshimit dhe frikës, por edhe shtysë për të ecur para.

Në këtë kohë kur shkenca dhe teknologjia ecën më shpejt nga sa mendojmë, është e domosdoshme të analizojmë me kujdes produktet e saj, duke parashikuar si të mirat, ashtu dhe rreziqet që e shoqërojnë atë.

Njeriu shpiku “veglat” dhe ato përmirësuan njeriun. Ky proces vazhdon edhe në ditët tona.

Nanoteknologjia, bioteknologjia, teknologjia e informacionit dhe shkenca konjitive, që merret me studimin e trurit dhe inteligjencën artificiale, po tronditin botën.

A do arrijnë ato të riformësojnë të gjitha aspektet e jetës njerëzore dhe të vet njerëzimit?

Jemi në sofrën e një debati të madh. Secili prej jush, akademik, filozof, mjek, artist, besimtar, student, mekanik, punëtor a fermer, është i ftuar të jap mendimin e vet.

Jemi qenie të lira në mendimet tona e për rrjedhojë kemi edhe mënyrën tonë për të përfytyruar e së ardhmes.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
ISBN9789928084545
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë