I ri Cdo shtet per vete Shiko më të madhe

Cdo shtet per vete

Ian Bremmer A-006298

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Studiuesi Ian Bremmer vjen me një libër tjetër para lexuesit shqiptar: Fituesit dhe humbësit në një botë pa udhëheqje

Më shumë detaje

72 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një rend botëror në të cilin asnjë shtet i vetëm apo aleancë e qëndrueshme shtetesh, nuk mund t’u bëjë ballë sfidave të lidershipit global. Çfarë ndodh kur G20 nuk funksionon më dhe G7 është e shkuar.

Nëse do të kërcënoheshim nga më e keqja – një shtet nuklear i lig, një krizë e madhe shëndetësore, kolapsi i sistemit financiar – ku do ta kërkonte bota lidershipin?

Për herë të parë në shtatë dekada, nuk ekziston asnjë fuqi e vetme apo aleancë fuqish që është e gatshme të marrë përsipër sfidat e lidershipit global. Përpara një brezi, Shtetet e Bashkuara, Europa dhe Japonia ishin superfuqitë e botës, demokracitë e tregut të lirë që e shtynin përpara ekonominë globale. Megjithatë sot, ato luftojnë vetëm për të gjetur balancën e tyre.

Analisti i mirënjohur gjeopolitik, Ian Bremmer, argumenton se ky vakum në lidership do të vazhdojë, teksa pushteti është kthyer në rajonal dhe jo në global. Tani që kaq shumë sfida i kapërcejnë kufijtë – që nga stabiliteti i ekonomisë globale dhe ndryshimi i klimës, te sulmet kibernetike dhe terrorizmi –bashkëpunimi ndërkombëtar nuk ka qenë kurrë më i nevojshëm.

REVIEW

“Për të nxjerrë në pah pikat e forta dhe të dobëta në një botë pa udhëheqje, Ian Bremmer gërsheton analizat e mprehta me ilustrime të pasura. Ky është një libër i mahnitshëm dhe i jashtëzakonshëm.”

— Fareed Zakaria

“Në këtë libër përfshihen trajtesa të shkëlqyera për rënien relative të institucioneve ndërkombëtare që u krijuan pas Luftës së Dytë Botërore, për domosdoshmërinë e evoluimit të udhëheqjes amerikane, si dhe për nevojën për bashkëpunim afatgjatë dhe të shumanshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës. Leximi i këtij libri është i nevojshëm për këdo që shfaq interes për situatën aktuale dhe të ardhmen e afërt të çështjeve globale.”

— Muhtar Kent

“Po jetojmë në një epokë të re, në të cilën sfidat po i kapërcejnë gjithnjë e më shumë kufijtë gjeografikë. Libri ‘Çdo shtet për vete’ duhet lexuar medoemos nga të gjithë politikanët e sipërmarrësit që përpiqen të vlerësojnë me saktësi risqet dhe të shfrytëzojnë mundësitë e krijuara nga ky mjedis i ri.”

— Duncan Niederauer

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBlendi Lami