I ri Kohe ndryshimesh Shiko më të madhe

Kohe ndryshimesh

Eduard Dervishi A-005388

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Eduard Dervishi, në librin e tij të pasur me fakte, dëshmi e analiza, na jep qartazi punën e tij dhe kolegëve në harkun kohor të pothuaj 7 viteve, duke na paraqitur ngjarje, njerëz dhe dokumente origjinale autentike, veprimtarinë e individëve dhe institucioneve. Ai analizon në këndvështrimin e zgjedhur prej tij, shoqërinë shqiptare para vitit 1990 dhe të viteve 1990-1997.

Më shumë detaje

501 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928292551

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pasioni e shoqëroi Eduard Dervishin te përkushtimi, puna te suksesi, veprimtaria profesionale te lidhjet dhe raportet me UEFA-n dhe FIFA-n, institucione të cilët e njohën dhe e pranuan atë si personalitet kompetent dhe të përkushtuar.

Si një zog në fluturim në vitin me krisma armësh të 1997-s, ai nuk u kthye më në folenë e vjetër. Mbeti në brigje të tjera, në Spanjë, atje ku është edhe sot me jetën, familjen dhe historinë që krijoi në hapësirat iberike; sërish dhe gjithnjë në një ndjeshmëri të sprovuar tashmë me topin magjik.

Ndërtimi i një libri me kujtime tregon se atdheu është në zemrën e tij. Përgjegjësia për ta përjetësuar në një libër atë histori është e rëndësishme dhe një detyrim si protagonist i ngjarjeve dhe si dëshmitar i tyre.

Eduard Dervishi është i vërtetë dhe i besueshëm në rrëfimin e tij, që duke u materializuar në libër, të fton për diskutim, në debat; e pse jo edhe në dëshira për ta plotësuar këtë histori, edhe nga të tjerë personazhe të futbollit.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe332
ISBN9789928292551
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë