I ri Kokoro Shiko më të madhe

Kokoro

Natsume Soseki A-004143

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një roman në shqip nga Natsume Soseski, i konsideruar si babai i letërsisë japoneze moderne. Haruki Murakami shprehet për këtë autor: “Sõseki është përfaqësuesi i letërsisë moderne japoneze, një personalitet i një kalibri të vërtetë kombëtar”. Në këtë trilogji e shkruar në fillim të shekullit të XX vjen historia e largimit nga fshati në universitet të një studenti, ku rrëfimi provokon mendimin, zbulon thelbin e vetmisë dhe qëndron si një hyrje nxitëse për letërsinë moderne japoneze.

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928061768

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Asnjë koleksion i letërsisë japoneze nuk është i plotë pa “Kokoro”-n, romanin e fundit të autorit Natsume Sõseki, të cilin e përfundoi para se të vdiste, në vitin 1916. “Kokoro” – që do të thotë “zemër” – është historia e një miqësie delikate dhe prekëse midis dy personazheve pa emër, një djaloshi të ri dhe një burri në moshë, të cilin ai e quan “Sensei”.

I gjurmuar nga sekrete tragjike që e kanë mbuluar gjatë gjithë jetës së tij me një hije të rëndë, Sensei me kalimin e kohës arrin t’ia hapë zemrën nxënësit të ri, duke i rrëfyer hapur pjesë nga jeta e tij studentore që i kanë lënë një ndërgjegje të trazuar faji, duke zbuluar kështu hendekun e pakapërcyeshëm ndërmjet dhimbjes së tij morale dhe përpjekjeve të studentit për ta kuptuar atë, si dhe ndryshimin e thellë kulturor nga njëri brez në tjetrin, gjë që e karakterizonte Japoninë e fillimeve të shekullit XX.

***

“Kokoro” është një nga veprat më të dashura të prozës letrare së Sõsekit. Për here të parë është botuar në vitin 1914 Që nga ajo kohë është ribotuar dhjetra herë në Japoni dhe vazhdon të përkthehet edhe sot në gjuhë të ndryshme të botës.

Në këtë roman përshkruhet një student, i cili lë fshatin e përgjumur për herë të parë në jetën e tij, për të përjetuar “botën reale” të Tokës, grave dhe universitetit. Romani vjen në jetë në tensionin e thellë midis vlerësimit të humorit të gjallë të Sõseki-t dhe ndërgjegjësimit për pafajësinë e studentit, i cili arrin të depërtojë në jetën sociale dhe kulturore.

“Kokoro”, si vepër e rëndësishme, me ndjesi të holla, është vepra e një prej autorëve më të njohur të Japonisë. Kjo trilogji provokon mendimin, zbulon thelbin e vetmisë dhe qëndron si një hyrje nxitëse për letërsinë moderne japoneze.

VLERËSIME PËR LIBRIN

Natsume Sõseki, një nga romancierët më të mëdhenj të Japonisë, ka jetuar në Camberëell mes viteve 1900 dhe 1902.

Që nga vdekja e tij në moshën 49 vjeçare, janë përkthyer në anglisht shumë vepra të tij. “Kokoro” është kryevepra e autorit.

Në historinë e një miqësie të fortë midis një studenti të ri dhe një njeriu që ai e quan Sensei, Soseki shkruan për ndryshimin e qëndrimeve japoneze për nderin, dashurinë dhe detyrën. Rrethanat misterioze të jetës së Senseit bëhen të dukshme vetëm në momentin e vdekjes së tij, në një studim të shkëlqyer të urrejtjes dhe fajit.

– The Independent

 

Të dhëna

Faqe332
ISBN9789928061768
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiPirro Dollani
RomanSagë&Histori