I ri Jetë e fshehur Shiko më të madhe

Jete e fshehur - Ombra

Lee Seung A-003969

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Lee Seung-U na kujton se është dashuria ajo forcë që na bashkon të gjithëve… pavarësisht rrethanave dramatike në të cilën ajo lind.

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928062147

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ki-Hyon edhe pse njeri epsharak dhe i dobët, vuan nga ndjenja e fajit ndaj vëllait të tij më të madh, U-Hyon me pasione të shumta për fotografinë, i cili ka humbur të dyja këmbët në një aksident në ushtri. Egoizmi dhe lakmia e ka shtyrë në një histori të ndërlikuar dashurie me Sunmi-n, që në të vëretë është e dashura e vëllai të gjymtuar. Për shkak të këtyre raporteve zbulojmë realitetin e një marrëdhënie gati surealiste, që fillon shumë herët kur Ki-Hyon, i vodhi aparatin fotografik aq të çmuar të vëllait. Ky veprim erdhi si shkak i xhelozisë nga koleksioni i mrekullueshëm i fotografive por edhe këngës që i këndonte Sunmi, kur ata mbylleshin bashkë në dhomë. Por të gjitha këto i takojnë të kaluarës kaotike, kohës së rinisë.

Edhe pse gjithçka tingëllon si një dashuri e humbur, krizat dhe vuajtjet e vëllait të gjumtuar e rikthejnë atë në familje. Gjatë gjithë jetës, prej një historie të fshehur, nëna e tyre edhe pse e respektonte, nuk e kishte parë asnjëherë në sy babain e tyre. Por e vetmja që mund ti kurojë plagët e kësaj dhimbjeje të hershme, është Sunmi, e cila jeton me familjen e saj të dhunshme dhe me shumë kontradikta në periferinë e Seulit, dhe që ende nuk e ka kuptuar pse ish i dashuri fotograf pa asnjë shpjegim ishte larguar prej saj.

Ka shumë të ngjarë, që kjo të jetë historia më e çuditshme e dashurisë që mund të keni lexuar, dhe që duket sikur endet në domenet e prozës së Murakamit, Borgesit apo Kafkës. Me siguri do të përjetoni një gjendje ankthi ndaj kësaj rrëfenje magjepsëse.

VLERESIME

Letërsia koreane është e denjë për Çmimin Nobel të Letërsisë. Lee Seung-u është kandidati me potencial për fitimin e këtij çmimi”.

J.M. LE CLÉZIO

"Lee Seung-u ka realizuar një histori të madhe dashurie. Marrëdhëniet e një Romeoje dhe Zhuljete aziatike, si sfidë e hapur ndaj tragjedisë, egoizmit dhe nihilizmit... zbulojnë dimensionin mitik të dashurisë"

LE FIGARO

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe264
ISBN9789928062147
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat14 x 21
PërkthyesiJonada Dervishi