Më kujtohet Shiko më të madhe

Me kujtohet

Ylli Demneri YD0001

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Më kujtohet” është kryefjala e realitetit që ka jetuar autori, por që e kemi jetuar të gjithë ne. E përditshmja e jetës sonë. Është një kthim pas në kohë dhe një sendërtim i realitetit përmes imazhesh të fiksuar në mendje. Ky është jo për të shënuar një mendim por për të dhënë një goditje që na shkaktojnë kujtimet tona

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Odeon
ISBN9791095002000

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në tekstet që përmban ky libër flitet për ngjarje, situata, dialogje, imazhe, fjalë, shprehje, gjeste, sende, persona, etj., që në një mënyrë apo një tjetër, ishin pjesë e jetës tonë të përditshme.

Në disa prej tyre ndihet një lloj nostalgjie, por, kjo ska të bëjë aspak me kohën e diktaturës. Aspak. Është nostalgjia që ndjen gjithkush për kohën e fëmijërisë dhe rinisë së tij, në çfarëdolloj sistemi politik qoftë, e që është e lidhur më shumë me shqisat e të parit, të dëgjuarit, të preurit, të nuharit, të shijuarit.

PJESË NGA TEKSTI

Më kujtohen sandallet prej llastiku të ngjitura në zift. “Po sytë ku i pate!”

Më kujtohet ushtari me automatik në mes të rrugës që të çonte në Bllok. I frikshëm nuk ishte ushtari me automatik, por hapësira mbrapa. Një pjesë e qytetit krejt e panjohur. Qyteti i ndaluar.

Më kujtohet zilja e bronxtë me bisht druri që pastrueset e shkollës i binin për të lajmëruar fillimin dhe mbarimin e orës së mësimit dhe që mandej e vendosnin mbrapa bustit prej allçie të Enver Hoxhës.

Më kujtohen të dehurit ditën e rrogave

                                              

Të dhëna

Faqe176
ISBN9791095002000
Viti i Botimit2011
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
RomanPsikologjik