I ri Një burrë i quajtur Uve Shiko më të madhe

Një burrë i quajtur Uve

Fredrik Backman BOM0081

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Një burrë i quajtur Uve” është një përzgjedhje e përkryer për klubet e librit. Është i shkruar në mënyrën më të përsosur, duke prekur njëkohësisht shqetësimet universale të njerëzve. Është jeta e përditshme dhe marrëdhëniet e saj shoqërore. Kështu e përshkruan BookBrowse këtë roman i cili ka kapur majat e suksesit falë numrit të jashtëzakonshëm të lexuesve në mbarë botën

Më shumë detaje

37 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMSCA-1
Fletët352

1 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Uvja ka parime të patundura, rutinë të rreptë, ai mendon se rregullat janë bërë për t'u ndjekur dhe se shenjat rrugore janë vendosur që të zbatohen.

Njerëzit e quajnë atë "një fqinj i hidhur." Por a mund të jetë “i hidhur” Uvja vetëm se nuk ecën me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë përgjatë gjithë kohës?

Prapa kësaj fasade të jashtme të çuditshme ka një histori të dhembshme, në themel të së cilës ngrihet madhërishëm një dashuri e jashtëzakonshme, e cila ndërthuret shumë natyrshëm gjatë gjithë romanit, me ngjarjet që zhvillohen në këtë libër...

...Dhe zanafilla e ndryshimeve për Uven nis pikërisht kur një mëngjes nëntori një çift i ri llafazanësh, bashkë me dy vajzat e tyre të vogla futen aksidentalisht me makinë në oborrin e Uves dhe dëmtojnë kutinë e tij postare. Gjithçka do të nisë pikërisht në këtë takim me këtë burrë 59 vjeçar e të çuditshëm, që më pas do të na çojë drejt një rrëfimi mbresëlënës e të mrekullueshëm.

 

Thanë për librin

Një burrë i quajtur Uve” është një përzgjedhje e përkryer për klubet e librit. Është i shkruar në mënyrën më të përsosur, duke prekur njëkohësisht shqetësimet universale të njerëzve. Është jeta e përditshme dhe marrëdhëniet e saj shoqërore. Në faqet e tij ju do të ndesheni me një humor të beftë dhe do të jetë pothuajse e sigurt që lotët do t’ju rrëshqasin në fytyrën tuaj përgjatë leximit. Kënaqësia do të jetë e tillë, që, pasi ta keni lexuar këtë roman, do të vijë patjetër një çast kur do të dëshironi t’i riktheheni sërish atij për një lexim të dytë.

- BookBrowse.com

Edhe lexuesi më serioz ka nevojë për lexime të tilla lehtësuese dhe ky është një libër i përsosur për të tilla pasdite të këndshme leximi.

- San Francisco Chronicle

Ju do të qeshni, por dhe do të qani, pasi historia e tij ta copëton zemrën. Jeta e Uves shpaloset përmes takimeve të ndryshme të karaktereve që hyjnë në jetën e tij, të gjithë të paftuar... Një lexim që do të mbetet i paharruar.

- San Diego Union Tribune

Një debutim simpatik ... ku ju do të qeshni e njëkohësisht do të qani... ku ju do të ndieni përherë simpati për një “koprrac”.

- People

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët352
RedaktoriLoredan Bubani
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiOriana Tamburi
RomanPsikologjik