Cmim i reduktuar! Fletë hyrje për në varr Shiko më të madhe

Fletë hyrje për në varr

Arbër Ahmetaj SB0073

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Zgjova të dashurën time dhe u nisëm, s'e di se në cilin drejtim. Ne kurrë nuk e kemi ditur ku është, as lindja, as perëndimi. Ne kemi veç një pikë orientuese mbi glob, krijesën tonë që u detyruam ta linim në mes të pyllit dhe të natës...

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
Fletët237
ISBN978-99943-51-87-9

680 Lekë

-15%

800 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në mes të dënesave dëgjova një zë. Jo zë njeriu. Zë drurësh, zërin e pyllit, një zë të çuditshëm, vajtues, jeshil. Ashtu në gjunjë u vura në ndjekje të atij zëri, të burimit të tij dhe ja, në mes të një lëndinë e dashura ime, krejt e blertë, gjysmë lakuriqe, rënkonte. Kur u ndodha pranë saj, vërejta gjënë më të papërfytyrueshme për trurin njerëzor: E dashura ime po lindte përmes dhimbjesh të papërshkrueshme një bimë! Po, po, një bimë me kërcell të brishtë, gati të tejdukshëm me gjethe të vockla e të tulta, me formë zemrash të imta. Rrënjët e saj s'qenë shkëputur akoma nga embrioni, ndërkohë që pesë gjethe të saj vendosur në një lastar, si dorë fëmije, po mundoheshin t'i ekspozoheshin sa më shumë diellit. E dashura ime po rënkonte butë si pemë nën shiun e imtë. Rrënjët e bimës sonë po përpiqeshin të depërtonin në barin e lagësht, ndërkohë kërcejt e saj filluan të harliseshin nën rrezet e vakta të diellit. E rrethuam me trupat tanë duke e këqyrur me dashuri. Dikur, më tepër se të dashurën time, pyeta gati me zë vetveten se si ishte e mundur. "Më mirë, shpirti im, po më thoshte e dashura, këtu, bimët rriten e jetojnë më të lira se sa njerëzit". Ajo fjeti në kraharorin tim. I mbylla sytë edhe unë. Kur u zgjova nga gjumi po ndjeja të ftohtë, shumë të ftohtë. Dhëmbët po më dridheshin. Bima jone qe drunjëzuar dhe rritur për bukuri."

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët237
ISBN978-99943-51-87-9
V. Bot2012
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë