Epshi Shiko më të madhe

Epshi

Elfriede Jelinek SB0070

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në akuzat e saj të hekurta kundër shtypjes së gruas, Jelinek i beson, nga njëra anë, gjuhës dhe nga ana tjetër, zgjedhjes së personazheve. Ajo ka një stil krejt të veçantë dhe një terminologji që shfrytëzon zhargonin e shkarravinave në muret metropolitane, e burokracisë, e revistave mashkullore dhe vë në skenë dy protagonistë absolutisht pa emra, që në anonimitetin dhe mekanizmin e raportit të tyre, duket se kthehen në simbole të pastër.

Më shumë detaje

7 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
Fletët205
ISBN978-99943-850-72

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Shkrimtarja e famshme e romanit "Pianistja", së cilës iu dha Çmimi Nobel në letërsi më 2004, zbulon edhe një herë korrupsionin grotesk të shoqërisë moderne austriake. Drejtori i një fabrike letre që ndodhet në një luginë alpine, i lajkatuar dhe i respektuar nga zona, pasi fabrika e tij i jep punë pjesës më të madhe të popullsisë lokale, personalisht është një njeri dorërrudhur, brutal, pa skrupuj, që shtyp punëtorët dhe nënshtron gruan e tij, Gertin, nën epshin e pangopshëm. E çapëlyer, mes rolit të nënës dhe objektit seksual, Gerti kërkon më kot strehim në dashurinë e një studenti, i cili, përkundrazi, e poshtëron mizorisht, duke e shtyrë në rrugën e pashmnagshme të tragjedisë. Një roman i fortë dhe "shkelës i rregullave" me ton të thatë dhe indiferent, në të cilin autorja pikturon me ftohtësi klinike skena të zjarrta e sensualitetit të devijuar.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët205
ISBN978-99943-850-72
V. Bot2007
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAfrim Koçi