Pianistja Shiko më të madhe

Pianistja

Elfriede Jelinek SB0059

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Dashuria e nxënësit për mësuesen e vet, nën mjeshtërinë e Elfriede Jelinek, kthehet në një dramë "klasike" të joshjes erotike nxënës - mësues. Ky libër është një "akuzë" madhështore, që kërkon shumë më tej realitetit të sotëm vjenez, duke pushtuar miliona lexues të botës.

Më shumë detaje

99 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
Fletët305
ISBN9789994377084

1 200 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Erika Kohut, një vajzë në fund të tridhjetave, jep mësime pianoje në Konservatorin e Vjenës. Por jeta dhe liria e saj janë të sekuestruara nga diktati i së ëmës dhe pasioni i saj i dyshimtë për artin, është i mbyllur në burgun e pentagramit. Kundërshtitë që bart natyra e saj janë filli i një romani tronditës, për shkak të një historie dashurie të pamundur me nxënësin e saj, Valter Klemer. Pjesën më të madhe të kohës në roman, ajo është e paemër, ajo është AJO. Erika Kohut nuk ka jetë të vetën, ajo nuk ka kontroll mbi veten dhe instikti dhe revolta e heshtur e çojnë në vetshkatërrim, duke e kthyer në protagonisten e një historie të ndërtuar me fantazi mazohiste. Atë çfarë s'mund ta plotësojë ditën dhe hapur, e kërkon natën dhe fshehur në rrugët e bordellove vjeneze. "Pianistja", kjo histori ironike dhe therëse, e shkruar me një shtjellë metaforash, është një parodi psiko - analitke dhe letrare mbi marrëdhëniet nënë - bijë.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët305
ISBN9789994377084
V. Bot2006
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveI dytë
PërkthyesiAfrim Koçi