I ri Berta Isla Shiko më të madhe

Berta Isla

Javier Marias A-008640

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Romani i ri i Javier Marías është historia e një dashurie të papërkryer, sikurse janë të gjitha ato. Historia e një gruaje si Berta Isla, që ka zgjedhur të qëndrojë pranë një burri që shpreson ta njohë, por që në fund nuk do të shfaqet kurrë ai që është në të vërtetë. Është historia e një lidhjeje, e cila, pasi ka mbaruar pasioni, mbahet në këmbë në një ekuilibër të brishtë mes sekretit, besnikërisë dhe pengut, mes asaj që nuk do ose nuk mund të thuhet. Është historia e dy zemrave të mposhtura që në zanafillë, të cilat kërkojnë me çdo kusht t’i mbijetojnë luftës.

Më shumë detaje

11106 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789928176349

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Berta Isla është martuar me Tomásin duke menduar se e njeh prej kohësh, madje e bindur se është ai që nuk di shumë gjëra prej saj, që nuk e di se ajo e ka humbur virgjërinë me një tjetër burrë. E pra, në të vërtetë është pikërisht Tomási i mirë e i parashikueshëm që fsheh sekretin më të madh e më tronditës. Askush më mirë se Marías nuk di ta rrëfejë anën e errët e po aq edhe të ndritshme të dashurisë, askush më mirë se ai nuk e di që çdo zemër që rreh është një mister, edhe për zemrën që i rri pranë.

Berta Isla u martua me Tomás Nevinson-in në majin e 1974-ës, në kishën e San Fermín de los Navarros, pranë shkollës që kanë frekuentuar të dy dhe ku janë njohur për herë të parë.

U martua me të, pasi kishte qenë e fejuara e tij për vite të tëra, pa e konsumuar aktin e dashurisë (siç qe normale të ndodhte në atë kohë mes borgjezësh të mbarë) dhe pasi kishte humbur virgjërinë me një tjetër, një ditë që nuk do ta harrojë kurrë. U martua me të, duke e njohur prej një jete, e bindur që kishte gjetur fatin e saj, por pa ditur për të asgjë nga ato që kanë vërtet rëndësi. Por Tomási fsheh diçka me të vërtetë të rëndësishme, të cilën nuk mund t’ia thotë as asaj, as dikujt tjetër.

Gjatë viteve të tij universitare në Oxford, në një ditë krejt pa rëndësi, rastësia kishte vendosur të kushtëzonte ekzistencën e tij dhe atë të gruas së tij, përgjithmonë.

Libra të tjerë në shqip nga Javier Marías: Nesër në betejë mendo për mua, Një zemër kaq e bardhë, Ashtu si dashuritë.

REVIEW

“Një kryevepër. Marías është mjeshtër në të rrëfyerit e një përzierjeje mes grisë dhe pasionit, misterit dhe banalitetit, sekretit dhe të pathënave”.

- Claudio Magris

Të dhëna

Lloji i botimitPaperback
Faqe520
ISBN9789928176349
Titulli origjinalBerta Isla
V. Bot2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBashkim Shehu
RomanPsikologjik