I ri Ariu prej lecke Shiko më të madhe

Ariu prej lecke

Horacio Cavallo A-008251

Libër i ri

1000 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928063342

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ashtu si në ëndrra apo makthe, tek “Ariu prej lecke”, ndërthuren disa histori me njëra tjetrën. Tre personazhe të internuar në një fshat të humbur për shkak të një epidemie të tmerrshme, një fëmijë që zbulon enigmat dhe bukuritë e botës dhe në fund, historia e atij që shkruan.

Secila prej këtyre historive ndjek njëra tjetrën derisa vjen një moment që ato mbivendosen. Është ariu prej lecke i një jetimi të varfër, me heshtjen dhe pafajësinë e tij që i ndërlidh fatet e një brezi pa ideale. “Ariu prej lecke” është një vepër e këndshme, e trishtë dhe me portrete të bukura njerëzore.

* * *

Ishte herët kur u largova nga strehorja. Eca ngadalë, pa bërë zhurmë, duke i ardhur anës shtëpisë së vjetër dhe duke vështruar drejt dritares së dhomës sate, për të parë nëse ishe zgjuar apo nëse ta kishte ënda të më jepje ndonjë këshillë të fundit. Kisha besim në faktin se e kishe lënë hapur portën e madhe, në rast se Sonia ishte zgjuar më në fund apo ishte ankuar për kërcitjen e menteshave. Ideja se mund ta kishe harruar më shqetësonte pak.

Disa qen lehën njëri pas tjetrit, por në atë kohë po shkelja ndërkaq zhurin drejt shtëpisë së Eduardos. Ti do të mendoje se do të ishte më mirë ta harroja plakun, por unë nuk e di se për ç’arsye të dyshimtë s’arrija dot ta hiqja nga koka.

E mbaja ariun në çantën krahaqafë që më le te dera e dhomës. Ariun prej lecke dhe gjithë ato zhele për të mbuluar fytyrën dhe duart kur të isha para Baldinit.

REVIEW

Midis autorëve të letërsisë së sotme uruguajane, Horacio Cavallo është nga më të rëndësishmit. Mbi të gjitha ai kompozon imazhe tronditëse me një ndjesi kinematografike.

Sofi Richero, Brecha

 “Ariu prej lecke” është një roman tërheqës. Horacio Cavallo tregon kujdes ndaj strukturës, elementëve të estetikës, dhe sidomos ndaj formës. Ai të kujton shkrimtarët e mëdhenj të shekullit të shkuar, por me gjuhën, elementët dhe mjetet e bashkëkohësisë.

Të dhëna

Faqe173
ISBN9789928063342
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik