Cmim i reduktuar! Të luash me zjarrin Shiko më të madhe
Pjesë nga libri

Të luash me zjarrin

Tess Gerritsen DK0001

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një histori dashurie e marrëzie, një e fshehtë vdekjeprurëse e fshehur mes  notave të një partiture të vjetër

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet IDK
Fletët288
ISBN9789928136404

765 Lekë

-15%

900 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Gjatë një udhëtimi në Romë për të dhënë një koncert, violinistes së bukur amerikane, Xhulia Ansdell, i bie rastësisht në dorë një dorëshkrim i çuditshëm. Bëhet fjalë për një pjesë muzikore të panjohur, një vals të titulluar "Incendio", vepër e një autori misterioz: është një muzikë krejt e veçantë, me një ritëm krejt të sajin, që ngjan me vetë regëtimën e zemrës. Por ajo që Xhulia s'e di kur merr violinën ta luajë këtë pjesë muzikore, është se që nga ai çast asgjë s’ka për të qenë më njëlloj në jetën e saj. Sakaq nisin t'i ndodhin episode gjithnjë e më shqetësuese, në të cilët është e përfshirë edhe e bija. Kur e kupton se po rrezikon jo vetëm gjendjen e saj mendore, po dhe vetë jetën, Xhulia vendos se ekziston vetëm një mënyrë për të shpëtuar: t'i shkojë këtij misteri deri në fund. Dhe kështu ajo kthehet në Itali, ku nis kërkimet, derisa zbulon se autori i atij valsi të mrekullueshëm që ajo ka zbuluar, është një hebre i quajtur Lorenco Todesko, i cili mes viteve 1938 e 1944, në kohën e luftës dhe të fashizmit, pat përjetuar një histori të fuqishme dhe të dhimbshme dashurie... Dhe kështu këto dy histori, ajo e Xhulias dhe ajo e Lorencos, nisin të ndërthuren, duke e rrëmbyer lexuesin drejt një fundi tronditës.

Me profesion mjeke, Tess Gerritsen konsiderohet sot një ndër autoret më popullore në mbarë botën në zhanrin e romaneve thriller. Për prestigjiozen 'Publishers Weekly' ajo është madje "mbretëresha e romaneve 'medical suspense'". Shumë prej romaneve të saj janë bërë bestseller, duke qenë në krye të klasifikimeve si në SHBA, ashtu dhe në shumë vende europiane. Librat e saj janë të përkthyera në 31 gjuhë, me më shumë se 15 milion kopje të shitura në mbarë botën. "Të luash me zjarrin" është romani i saj i fundit.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët288
ISBN9789928136404
Titulli origjinalBotimet IDK
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveParë
PërkthyesiInes Ekonomi