Lord Xhim Shiko më të madhe

Lord Xhim

Joseph Conrad PE0007

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Lord Xhim”, një nga romanet më të mira të shekullit XX, trajton çështjet e ndërlikuara të nderit të humbur dhe fajit, shpagimit dhe heroizmit

Më shumë detaje

7 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
Fletët404
ISBN978 9928 200 63 1

1 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një nga romanet më të mëdha të Joseph Conrad-it, Lord Xhim, ku kombinohen në mënyrë të shkëlqyer aventura dhe analiza. Xhimi është një djalosh me sedër dhe imagjinatë të fortë, që vesh çdo gjë me një tis
të mjegullt romantizmi. Ai e sheh veten si një hero të pagabueshëm. Prandaj edhe turbullohet kur papritur dhe vetvetishëm braktis një anije në rrezik mbytjeje. Tashmë, një njeri tërësisht i kapluar nga ndjenja e fajit, ai do ta kalojë gjithë jetën duke u munduar të vërë në vend nderin dhe personalitetin e tij. Në valën e turpit, ai udhëton në rajonin ekzotik të Patusanit, ku fiton respektin e banorëve, të cilët, për nderim do ta quajnë "Tuan” Xhim – Lord Xhim. Këtu ai gjen qetësi dhe respekt brenda vetes.
Megjithatë, kur një bandë hajdutësh arrin në ishull, atij i rivihet në dukje veprimi i turpshëm dhe marrëdhënia e tij me njerëzit e ishullit rrezikohet.

Një pyetje metafizike përshkon gjithë romanin dhe i jep atij unitet: mos vallë universi vepron qëllimisht kundër një individi të caktuar apo mos është ai i paanshëm dhe indiferent? Në varësi të përgjigjes mund të vendosim se deri në ç'pikë është dikush përgjegjës për çka bën apo nuk bën.

Conrad-i ka hulumtuar thellësisht çështjet e ndërlikuara të nderit të humbur dhe fajit, shpagimit dhe heroizmit. Ndjenjat e pamjaftueshmërisë dhe përgjegjësisë do ta çojnë heroin tonë drejt një fundi të logjikshëm e të pashmangshëm.

“Lord Xhim”, një klasik i letërsisë angleze, konsiderohet si një nga 100 romanet më të mira të shekullit XX (Modern Library dhe Le Monde). 

 

 

Kritika

 

... një kryevepër rrëfimesh të ndërlidhura, një triumf kapërcimesh kohore ... Si shumë nga veprat e Conrad-it, dëshmon për fuqinë shkatërrimtare të ëndrrave, megjithëse askush nga ne nuk mund t’i shmangë vërtet iluzionet romantike.

The Washington Post

 

Kurrë më parë nuk kanë qenë më të bukura dhe magjepsëse fjalitë dhe atmosfera e krijuar nga Z. Conrad... Një libër i cilësisë letrare si “Lord Xhim” duhet pritur me mirënjohje dhe hare.

The New York Times

 

Thelbi i artit të tij qëndron në ndërtimin e një mjedisi të tillë, ku kompleksi i mendjes mund të paraqitet në mënyrë emocionale dhe dramatike.

                                                Jocelyn Baines, biografi i tij

 

“Lord Xhim” nuk i përket asnjë periudhe specifike, sepse është një prozë e pakohë, nga më madhështoret...

Library Journal

 

 

 

Të dhëna

Fletët404
ISBN978 9928 200 63 1
Titulli origjinalPegi
V. Bot2016
VendodhjaTirane
PërkthyesiZef Simoni