Lirika dhe poema Shiko më të madhe

Lirika dhe poema

Sergej Esenin LG0063

Libër i ri

899 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Argeta LMG
ISBN9789994330928

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pjesë nga libri:

Ne tani do ecim ngadalë

Ne tani do ecim ngadalë
N’atë vend ku ka veç qetësi,
Ndofta ndodh në rrugë duke dalë,
Të takoj katunde dhe vetmi.

Ju berioza, pyje dhe korije,
Ju rrafshina rëre dhe ti dhé,
Para jush, ku mjegull tutje bie,
Mallin tim nuk mundem dot ta fsheh.

Ndofta desha unë në këtë jetë,
Gjith’ ç’shoh e ç’ duket, barabar;
Botë shelgjesh që shpërndajnë degë
Dhe rrëzohen ujërat si ar.

Shumë herë vetëm kam menduar,
Shumë këngë munda t’i këndoj,
Prapëseprapë, në botën e trishtuar
Jam i lumtur që marr frymë e rroj.

Jam i lumtur që një grua putha
Dhe mbi bar dikur u shtriva rrah,
Egërsirat s’erdhën tej ne nga tufa
Dhe njeri në qafë nuk na ra.

Unë e di, s’ka pyje të praruar,
Zë nuk nxjerr as thekri, asnjë gjeth.
Për këtë në ëndërr duke shkuar,
Gjithnjë ndjej diçka se më rrëqeth.

Di se vend të tillë s’ka patjetër,
Shelgje s’ka t’artë krejt atje,
Për këtë dhe njerëzit dua tepër,
Që jetojnë me mua përmbi dhé.

Në borën e parë dal e bredh

Ah, po ç’borëz e hollë, dal e bredh!
Zemra befas me lila m’u ngjye.
Era yllin – qiri po ma ndez
Flakë të kaltër në rrugë mbi krye.
S’e di, ka dritë a mugu ka rënë;
Era këndon, a këndezat në korije?!
Mundet që vendin e dimrit kanë zënë
Vetë janë ulur në ligje kojrillat.
Lëmimbardhë, e bukur po më zgjohesh,
Ti ngric, moj ngric’! Ç’më ndez ethe tekash:
Sa dëshirë që më ke t’i shtrëngosh
Të stolisurat gjokse mështeknash.
Pylli përgjumshëm shtriqet, murmuron...
Ç’të mbjella bore, ledha lara – lara!
Sa dëshirë më kan’ duart të shtrëngojnë
Ato kofshë mështeknash të bardha!

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe384
ISBN9789994330928
Titulli origjinalArgeta LMG
V. Bot2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
PërkthyesiGrup autoresh