Gjumi i tokes Shiko më të madhe

Gjumi i tokes

Ali Podrimja IA0058

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ali Podrimja bën pjesë në bërthamën e poetëve që hynë në letërsinë shqipe në gjysmën e dytë të shek. XX dhe që - me dhimbje e mundime prometeiane hapën udhën për një zhvillim të fuqishëm të poezisë sonë. Ali Podrimja është një shpirt e një mendje përherë në kërkim: në kërkim të lirisë, atdheut, njeriut. Janë këto temat më të rëndësishme, të cilave poeti do tu kthehet sërish e sërish duke krijuar universin e tij poetik. Kosova është kryetema poetike e Podrimes. (Fatos Arapi) . Ali Podrimja qëndron zgjuar si një engjëll mbrojtës mbi kokë-fatin e saj. Ali Aliu

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Ideart
ISBN9789994343546

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ali Podrimja u lind më 28 gusht, 1942 në Gjakovë, Kosovë, në kohë lufte e rrethanash aspak të volitshme dhe pati një fëmijëri mjaft të vështirë. Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë ndërkombëtare.Botën e vet poetike poeti e artikulon përmes një sistemi figurativ të konsoliduar (veçanërisht me simbolin dhe metaforën) dhe me një shkallë mjaft të lartë ndjeshmërie. Poezia e tij është epitomë e hermetizmit ku metaforat përbëhen nga disa nivele dhe nën-nivele kuptimore. Manifestimi i kësaj forme poetike u bë i domosdoshëm për poetin, sepse i shërbeu si mburojë kundër sulmeve ndaj ish-pushtetit serb në Kosovë. Pas pavarësisë së Kosovës, poezia e tij rifitoi lirizmin dhe ndjenjën poetike, por pa mundur të dalë krejtësisht nga stili i ngjeshur tradicional shqiptar.

Të dhëna

Faqe144
ISBN9789994343546
Viti i Botimit2007
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë