Ushtrimet e melankolisë Shiko më të madhe

Ushtrimet e melankolisë

Preç Zogaj UE0063

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Janë të rrallë ata që sjellin në varg aq ndjeshëm, aq thellë dhe aq bukur ndjesitë që të shkakton melankolia për kohën, të kaluarën, personazhet reale dhe për tema të tjera universale si dashuria, jeta dhe vdekja, sa Preç Zogaj. Edhe në vëllimin e tij të fundit poetik, Zogaj shfaq një tjetër përmasë shpirtërore dhe poetike të tij.....

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press & MAPO Editions
Fletët148
ISBN9789928213006

700 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

E kanë njohur si poet më së pari, politikanin e publicistin Preç Zogaj dhe atyre që shpesh e harrojnë, ai ka dëshirë t’ua rikujtojë, duke botuar thuajse çdo tre a katër vjet një libër të ri me poezi. Si një thirrje e fortë shpirtërore, por edhe si shprehi e ndjeshmërisë dhe e botës së brendshme të poetit vjen edhe “Ushtrimet e Melankolisë”.

Për Lezhën, për nënën, për kohën, jetën e dashurinë, për vdekjen, melankolinë, poezinë e poetët… Janë këto disa nga temat që prek poezia e përmbledhur në 157 faqet e përmbledhjes, që Zogaj e ka ndarë në katër cikle poetike; E paanë jeta, një klithmë larg fundit– ku spikatin poezi për vendlindjen, dhimbjen, vdekjen, zgjimet…

Ushtrimet e melankolisë është cikli i dytë, të cilin autori e ka zgjedhur të titullojë përmbledhjen, si një përgjigje e natyrës së poezisë së Zogajt.

Cikli i tretë, Na ishte njëherë poezia sjell ndjenjat e poetit dhe poezisë, jo më si krijim i dalë nga fantazia dhe pena, por si një entitet më vete, madje edhe krijues, ndërsa autorin e mundon pyetja … “po të më dojë poezia mua”, disa faqe nga ky cikël ua ka kushtuar poetëve, bashkëvendësit të tij Ndoc Gjetja, Fatos Arapit, portugezit të famshëm Fernando Pessoa, me të cilin Zogaj bën edhe analogji: “Shumë e kanë menduar Pessoa–n si poetin e vetmuar, të izoluar nga shoqëria, por unë kam lexuar ese dhe artikuj të tij, ku ai duket shumë i angazhuar politikisht. Jo si një eksponent politik, por si një qytetar”, rrëfen Zogaj, ndërsa edhe veten e sheh po ashtu; një poet që nuk ka pushuar kurrë së qeni i tillë, i angazhuar edhe politikisht.

Ndaj edhe këtë libër e sheh si një lloj replike, jo e llojit politik, por me pretendimit e një replike artistike përkundrejt atmosferës së kohës, të cilën Zogaj e cilëson si të mbushur me tension, arrogancë, dëshpërim e dhunë. Ky është kontrapunkti i tij poetik, dimensioni i ndjenjës që i përgjigjet realitetit.

Cikli i katërt dhe ai që përmbyll këtë libër, titulluar Koka ka rritur shpejtësinë, është një lloj përsiatjeje filozofike e shpirtërore mes nostalgjisë për të kaluarën, gëzimit të çastit, të ardhmes që bëhet e shkuar pandalshëm.

Janë poezi, të cilat autori i ka shkruar gjatë viteve 2013–2015, fill pas botimit të librit të tij të parafundit me poezi “Fundi, një fëmijëri tjetër”, më 2013–ën , fare pak janë më të hershme të pabotuara dhe pesë syresh të botuara më parë, poeti i ka rishikuar për t’i sjellë në një formë më të re. Zogaj rrëfen se nuk ka ndalur kurrë së shkruari poezi dhe i boton me shpeshtësi të rregullta, të kthyera në cikle kohore. Ai është një prej poetëve të brezit të viteve ’80, i cili shënon një periodicitet botimesh, që flasin rreth një poeti të përkushtuar, thotë ai.

Në një intervistë me gazetaren e kulturës, Arta Marku, autori i librit, Preç Zogaj flet për këtë vëllim dhe për poezinë në përgjithësi. Ju ftojmë të ndiqni videon

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët148
ISBN9789928213006
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim