Cmim i reduktuar! Lulet e së keqes Shiko më të madhe

Lulet e së keqes

Sharl Bodler PL0123

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

I dyzuar mes Zotit dhe Satanait, ai ka shkruar që nga faqet më sarkastike e të hidhura të poezisë franceze e deri tek kulmet e lirikës së saj të dashurisë.

Më shumë detaje

44 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789992774614

405 Lekë

-10%

450 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Nuk ka poet të shekullit të XX - të që të mos jetë përballur me gjeniun e madh të letrave franceze, Sharl Bodler, dhe me kryeveprën e tij "Lulet e së keqes". I dyzuar mes Zotit dhe Satanait, i mbarsur me aspiratat më sublime e me eksperiencat e skutave më të zymta të shpirtit njerëzor, duke kaluar mespërmes joshjes së jetës më fisnike e më të shthurur, gjithnjë përpara në atë udhëtimin e tij proverbial, në thellësi të së panjohurës për të gjetur të renë, ai ka shkruar që nga faqet më sarkastike e të hidhura të poezisë franceze e deri tek kulmet e lirikës së saj të dashurisë, duke mbetur kështu edhe sot një shembull i rrallë i një moderniteti gjenial shprehur në formën më klasike të poezisë.     Pjesë nga libri: Dielli Përgjatë periferisë me të mbyllurat kanate,Strehimit të vjetër të sekreteve epsharake,Kur dielli godet mizorisht e rrezet e tij dyfishon,E mbi qytet e fusha, mbi çati e ara me grurë i lëshon,Unë më vete stërvitem për fantastikun tim dyluftim,Duke nuhatur në çdo cep më të goditurën rimë,Duke u penguar tek fjalët si në një të lartë trotuar,E duke u plasur me vargjet e ëndërruar gjatë më parë. Ky babai ynë i adoptuar, armik për çdo kloroz,Zgjon fushat si krimbat ashtu dhe trëndafilat rozë,Bën ngashërimet të avullojnë e si re të lehta i çon,E si hojet me mjaltë, trutë tanë me mendime i rëndon.Është ai që plakun me paterica me të shplarin pellush,E kthen ëmbël, të ri e plot hare si një vogëlush;Që urdhëron kallëzën e grurit të mbushet e piqet,Në zemrën e pavdekshme që gjithnjë çel e rritet. Kur, si një poet, rrugët dhe shtëpitë e qytetit çik,Edhe gjërave më burracake u jep një fat fisnik,E si një mbret hyn, pa zallahi dhe pa karvane pas,Si pallateve të bukura ashtu dhe azileve plot maraz. Këngë vjeshte Shpejt do të mbytemi në një errësirë të ftohtë e të mjerë; Lamtumirë qartësi plot jetë e verërave shumë të shkurtra!Me kumbimin e këmbanave funebre, po pres të bjerë i prerëDruri, mes zhurmës dhe tërsëllimës, ndan oborreve të gurta. Tashmë brenda qenies sime dimri ka ardhur e ka vjellë;Inat, tmerr, urrejtje, rrënqethje, punë të rëndë e të vështirë,E mes tërë kësaj skëterre polare ngrihet si të ish një diell,Vetëm zemra ime, si një bllok masiv, i kuq dhe i ngrirë. Rri e shoqëroj me një dridhërimë çdo trung të rrëzuar,Ngritja e një podiumi trekëmbëshi më shurdhër nuk jehon, Shpirti im i ngjan portës së një kështjelle të shkallmuar,Nën rrahjet e një dashi të palodhur që kërcet e gjëmon. Më ngjan, përkundur nga kjo monotoni primitive dhe e gjatë, Të ndjej se një qivur, nuk e di se ku, të mbërthen me nxitim.Po për kë? Dje ish verë; Ja tek jemi sot, nën k'të qiell vjeshtak!Kjo zhurmë misterioze, sa shumë i ngjan asaj ikjes në mërgim. 

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
ISBN9789992774614
V. Bot2004
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveParë
PërkthyesiDritan Thomollari