Cmim i reduktuar! Me vete kam gjithnjë një Evë Shiko më të madhe

Me vete kam gjithnjë një Evë

Skënder Rusi BO0031

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Pse duhet blerë antologjia e çmuar «Me vete kam gjithnjë një Evë»? Pse duhet pasur në bibliotekën personale? Pse duhet lexuar vazhdimisht? Çfarë mund të bëjë ky poet për ju? Shumë, shumë. Mundet edhe tʼju ndryshojë jetën, - thotë studiuesi dhe poeti Shpend Sollaku Noé

Më shumë detaje

8 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
Fletët246
ISBN9928-186-78-2

595 Lekë

-15%

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Nëse poezia është një akt hyjnor, keni lexuar librin e një shenjtori: Shën Skënderi i Korçës. Në altarin e perëndive të artit për dashurinë Ai është patjetër përçori, shenjti kryesor, ikonës së të cilit i janë drejtuar e do tʼi drejtohen të dashuruarit dhe gjithë ata që banojnë në trevën e ndjenjave.

Gjeni gjithçka në këto fletë, që nga tiparet fillestare të një vegimi të brishtë në rrëzë të Moravës, deri tek shkrirja e plotë me të përhershmen, ku vetëm disa vargje vlejnë sa dhjetë «atynë»!

Vargu i tij është serum për shpirtra në agoni, ku edhe ai vetë është kryq dhe i kryqëzuar, ku ti si lexues je pjesë e asaj lëngate, ku të duket se ato fjalë i ke shkruar ti, ku je edhe qielli, edhe toka, edhe loti, edhe e qeshura e shpërthyer prej syve të këtij fëmije të marrëzisë.

Brenda të njëjtës poezi Shën Rusi është edhe klithmë e mprehtë dhe përqafim i heshtur. Tek ai dashuria është totale, mbitokësore dhe e nëndheshme: ajo eshtë dashuri për jetën dhe vdekjen; është hingëlllima e një kali që krijon ylberët, është fjetja në një shtrat me motrën e diellit, atje ku tradhtonin si të ishin Eseninë, ku të vdekurit shkojnë me natën për të fjetur, duke e lënë jashtë porte, si për tʼi thënë që u duhet si uji të gjallëve. Për tʼu kthyer sa më shpejt atje, në botën-Korçë të lindur nga puthjet.

Pse duhet lexuar patjetër ky libër? Sepse pa të, të gjithë ju do të jeni më të varfër në ndjenja, më të paaftë për të dashuruar.

Sepse këto janë vargje të shkruara edhe për ata që nuk kanë studiuar kurrë teknika e truke të artit të fjalës. Sepse janë të kapshme, me dukje të thjeshta; por është një thjeshtësi e kërkuar, e studiuar dhe një- kohësisht spontane; një thjeshtësi që i jep peshë magjike edhe fjalës më të rëndomtë, asnjëherë banale dhe e përsëritur, që kthehet në shkollë të artit të poetimit. Sepse tek ky shenjt i poezisë dashurore e rëndësishme është jo vetëm ajo që do të thotë, por edhe si do ta shprehë, që të mos e lodhë lexuesin, të mos e detyrojë tʼi flakë vargjet në një qoshe. Aq e punuar e peshuar dhe e ekuilibruar është kjo kapshmëri e poezisë, saqë çdo fjalë duket sikur ekziston vetëm brenda vargut të tij. Një varg i kristaltë, ku, nëse heq edhe një rrokje të vetme, gjithçka copëtohet në mijëra thërmija.

Është e tepërt tʼju bëj një listë banale të botimeve të këtij poeti: Ai është ngjizur në shtratin e Muzave, në ditën e festës së tyre madhore. Është e kotë tʼju theksoj se ku ka lindur, atdheu i tij është zjarri i të puthurës. Veç është e domosdoshme tʼju kujtoj se, kur shumëkujt mund edhe tʼi jetë zbehur boja e emrit në gjendjen civile, kur tʼi jetë sheshuar varri prej errozionit të harresës, Ai – Shën Skënder Rusi i Korçës – do të jetë në limfën e jetëve të ardhshme, si një dehje e këndshme, soundtrack i dashurive të përditshme.

Shpend Sollaku Noé

(pjesë nga parathënia)

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët246
ISBN9928-186-78-2
Titulli origjinalOnufri
V. Bot2015
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveParë