Nje mbremje si mbreme Shiko më të madhe

Nje mbremje si mbreme

Alban Tufa A-007434

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Alban Tufa vjen para lexuesit me nje permbledhje poetike, duke artikuluar nje individualitet nje lenden dhe ndjesite qe percjell, ne perdorimin e mjeteve poetike dhe ne fuqine komunikuese qe ka per te ndervepruar me lexuesit

Më shumë detaje

1000 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet M&B
ISBN9789928307799

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

NJË MBRËMJE SI MBRËMË

 

Është mbrëmje

si të gjitha mbrëmjet e shkuara,

datat e bëjnë të jetë një tjetër.

Ndryshojnë edhe buzëqeshjet e të rinjve të dashuruar,

të shkretët, ashtu i kanë dhe ëndrrat:

të dukshme, të mëdha.

Të moshuarit kanë një çehre objektive

ashtu si dëshirat,

rrufisin kafetë shqeto

si e tashmja e tyre,

shtresë e ngrirë yndyre.

Bar-kafetë i pjekin të rinjtë

si kuleçë në furrë,

dy nga dy,

katër nga katër.

Këngët me ritme të kockta

i hyjnë njëra-tjetrës si thurje

e mbrëmjen e marrin zhag deri në orët e mbrame.

Rendi i ngjarjeve është besnik

rrufit e llafos,

rrufit e llafos,

rr... e ll...

kërce e gëlltit

derisa rendi thyhet.

Është mbrëmje

koha e duhur për t’u lutur,

koha kur bota do shkatërrohet thonë Librat,

duke rrufitur gllënjkën e parë të kafesë,

por askush nuk do t’ia dijë,

prandaj piqen si kuleçë,

kësaj mbrëmjeje çdoherë në kohën e tashme.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe120
ISBN9789928307799
RedaktoriElvana Zaimi
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë