Larg ato putra, more surratgjizë!, Stilton 3 Shiko më të madhe

Larg ato putra, more surratgjizë!, Stilton 3

Jeronim Stilton PE0092

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky është numri i tretë i serisë "Histori për të qeshur" i Jeronim Stiltonit. Jeronim Stiltoni është një miush gazetar, që drejton gazetën më të famshme të qytetit të miushëve, në Oqeanin Jugor Rat. Gazeta quhet “Jehona e brejtësit”.

Më shumë detaje

5 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
Fletët118
ISBN9789928124388

400 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

RREHT LIBRIT

Fëmijët do të argëtohen duke u njohur me karakterin e veçantë të Jeronim Stiltonit:

   ai është një personazh shumë serioz, por që përfundon gjithmonë në situata komike;

   ai është i gatshëm të përballojë shumë vështirësi në emër të drejtësisë dhe së vërtetës;

   ai është një personazh që nuk humb në asnjë rast, gjithmonë arrin t’i kthejë situatat problematike në favor të tij: ai gjithmonë fiton. Kjo i bën fëmijët të ndihen më të sigurt në vetvete.

Bota në të cilën jeton Stiltoni, reflekton botën reale dhe e përmirëson atë. Është një botë e lumtur, pa dhunë dhe pa luftëra. Humori, në librat e Jeronim Stiltonit, është një element kyç, sepse krijon një lidhje ndjeshmërie dhe bashkëpunimi me lexuesit. Të gjithë librat i përshkruan koktejli “humor dhe aventurë”.

 Fragment

Dritat e skenës u ndezën në orën njëzet e dyzet. U dëgjua gjëmimi i trumbetave. Një prezantues ia nisi paraqitjes tërë pompozitet:

– Të gjithë ju e njihni botuesin më të shquar të Miushërisë, Jeronim Stiltonin...

Duartrokitjet u ndezën flakë! Prezantuesi vazhdoi:

– Zoti Stilton nuk është thjesht intelektual, por edhe një artist i madh!

Duartrokitje të nxehta!

– Dhe tani, përpara jush, i vetmi, i papërsëritshmi Jeronim Stiltoni!

Sërish duartrokitje. Dritat u fikën, pastaj një brejtës kërceu që pas kuintave dhe u përkul para publikut. Ia mbërtheva sytë, i pataksur: isha unë!!!

Eh, jo, në fakt, nuk isha unë, ishte ai…

 Hodha sytë nga ime motër, që gjithashtu kish mbetur gojëhapur; e dëgjova të mërmërisë:

– Ngjani si dy pika uji! Qenkeni si dy miushë binjakë!

 

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët118
ISBN9789928124388
V. Bot2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha7-13 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani