I ri Kaprolli mendjelehtë Shiko më të madhe

Kaprolli mendjelehte

Lefteri Gjoshe TO0373

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Përrallat e këtij libri përmbledhin episode shumë interesante e shumë të bukura, që ndikojnë direkt në edukimin e fëmijëve. Shembujt dhe veprimet pozitive të personazheve kafshë ose njerëz, bëhen modele për t’u imituar prej lexuesve të librit. Këto janë përralla të hulumtuara e të dëgjuara nga krahina të ndryshme të vendit tonë dhe nga popuj të ndryshëm të botës.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN978-9928-277-13-8

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Çdo përrallë është ndërtuar në dy këndvështrime:

1. episodi i përrallës,

2. vlera edukative që përcjell përralla.

Ilustrimet për çdo përrallë i ka realizuar, sipas intuitës së saj, mbesa e saj e vogël, Stefania, 8 vjeçe, të cilës ia ka kushtuar këtë libër. Përmbledhja lexohet me ëndje jo vetëm nga lexuesit e vegjël, por edhe nga lexues të çfarëdo moshe, çka ia jep gjithkujt magjia e përrallës së bukur e me plot domethënie.

FRAGMENT NGA LIIBRI

Gomari dhe kali

Një fshatar kishte një gomar dhe një kalë. Gomari ishte shumë punëtor, bënte çdo punë e asnjëherë nuk ankohej për ngarkesën që i jepnin, ndërsa kali ishte i përkëdhelur e dembel.

Njëherë fshatari i thotë kalit:

- Sot, gomarin e kam ngarkuar rëndë, prandaj do të të jap edhe ty një pjesë të ngarkesës.

- Jo, jo, - i kundërshtoi kali, - nuk dua ta ndihmoj gomarin. Sikur kushedi ç’peshë ka! Ajo merret me lehtësi. Pastaj, gomari nuk ankohet as vetë!

- Ç’më gjeti, - thotë fshatari, - e mësova keq këtë kalë.

Një ditë, thërret kalin dhe e këshillon:

- Dembelizmi është në dëm të vetes. Më mirë ndihmoji çdo ditë nga pak shokut, se përndryshe do ta mbash barrën të gjithë vetë...

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Faqe72
ISBN978-9928-277-13-8
V. Bot2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha7-14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat16,5 x 23