Dashuri që lag si shi Shiko më të madhe
Pjesë nga libri

Dashuri qe lag si shi

Lena Manda TO0287

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Klelia… Një emër – stacion në jetën e saj.
Mamaja e saj e adhuroi personazhin e shkrimtarit Ksenopulos, dhe pak para se të ikte nga kjo jetë i vuri emrin e saj. Pa dashur i dhuroi dhe fatin e konteshës rrezatuese.

Më shumë detaje

489 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789994317523

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Ekzistonte dhe për të një Pavllo, i dashuruar thellësisht dhe totalisht. Por Klelia donte të njihte dashurinë ashtu si e kishte lexuar në fletët e librave. Dhe gjeti Denisin e saj në personin e Niqiforit.

Vite më pas, e vetme dhe e mbyllur në vetvete, në mes të shkëmbinjve dhe guaskave të thyera, vazhdon të jetojë në shoqërinë e kujtimeve që e lëndojnë dhe dëshirave të fjetura. Por, papritur, një vajzë e vogël hyn në jetën e saj. Dhe… për çudi… kanë të njëjtin emër !

Një histori romantike, ashtu si ëndrrat vajzërore. Një grua që shfaqet nga deti i errët i pasionit, që të vështrojë, tashmë e pjekur, diellin verbues të dashurisë!

Iu afrua dhe duart e tij u mbështollën rreth saj së bashku me ngrohtësinë që përçonin. Buzët e tij prekën buzët e saj, në fillim butë por pastaj, pasi duart e tij e shtrënguan akoma më shumë, dhe puthja e tij u bë më e thellë, a thua se po i bënte transfuzion jete. Një det i ngrohtë e rrethoi, shpërthimi i dinamitit në veshët e saj zhduku shkëmbinjtë e jetës së saj, asgjëkund nuk dukeshin guaska të thyera, as korale, i ishte larguar thellësisë dhe i drejtohej sipërfaqes së tij, ku nuk kishte më dallgë dhe vetëm në sytë e saj u pasqyruan perlat…
Dhe këtë herë varka e saj ishte krevati dhe bashkudhëtar ishte ai… vetëm ai…
…Dielli atë agim u ngjit lart me guxim. Ndoshta ngaqë e dinte se në një cep të vogël të tokës do ndriçonte njerëz të lumtur. Në fillim, dërgoi një ndriçim të butë, të zbehtë, pothuajse rozë, që të ngjyroste udhëtimin e hënës para se ajo të zhdukej meqë kjo e fundit nuk dukej e gatshme të ndahej nga lumturia e çiftit të cilën e kishte ndjekur gjithë natën hap pas hapi. Pas ngjyrës rozë, erdhi ajo portokallia e ndezur, në vend të tapetit të kuq, që tregonte shfaqjen e tij triumfuese.

Të dhëna

Faqe520
ISBN9789994317523
Titulli origjinalToena
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
PërkthyesiAlbina Pulla