I ri Cifti i persosur Shiko më të madhe

Cifti i persosur

Elin Hilderbrand A-007985

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një roman misterioz që të mban mbërthyer deri në faqen e fundit: Edhe ata që kanë, jeta e tyre ka plot makthe: Kështu ndodh me çiftin e përsosur, të cilët ditën më të bukur të jetës së tyre përballen me gjëra të tmerrshme. Një kufomë pranë vendit ku po bëhej dasma luksoze tjerr gjithë historinë e këtij romani plot mistere...

Më shumë detaje

7 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living
ISBN9789928338266

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Ata ishin çifti i përsosur, në prag të martesës së përsosur derisa një zbulim tronditës u tregoi se asgjë nuk është ashtu siç duket.

Në Nantaket është sezoni i dasmave dhe ajo e Çeleste Otisit dhe Benxhamin Uinbërit premton të jetë një ngjarje për t’u mbajtur mend. Prindërit e pasur të dhëndrit nuk janë kursyer asfare në organizimin e një ceremonie luksoze, në pronën e tyre “Samërlend”, buzë oqeanit.

Mirëpo kjo ngjarje do të mbetet e paharrueshme për një arsye krejt tjetër: Vetëm disa orë para ceremonisë, në bregun para shtëpisë gjendet duke pluskuar trupi i pajetë i shoqërueses së nderit dhe papritmas të gjithë të pranishmit janë të dyshuar për vrasjen e saj.

Ndërsa shefi i policisë, Ed Kapenashi merr në pyetje dhëndrin, nënën e tij, një romanciere e famshme e librave thriller dhe anëtarë të tjerë të familjes, zbulon se çdo martesë është një fushë e minuar dhe çifti i përsosur jo vetëm që nuk ekziston, por gjithsecili mund të mbartë me vete një sekret.

Të dhëna

Lloji i botimitPaperback
Faqe434
ISBN9789928338266
V. Bot2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMailinda Pilavi
RomanMister&Thriller