Cmim i reduktuar! Tre librat bazë për fëmijën tuaj në kopësht Shiko më të madhe

Tre librat bazë për fëmijën tuaj në kopësht

Grup autorësh BAO0499

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Seti përmban tre librat bazë të programit të miratuar nga Ministria e Arsimit për ciklin parashkollor, në kopësht, për fëmijët e moshës 3-5-vjeç. Përmes tyre, të vegjlit mësojnë për shkronjat, numrat dhe format. Librat mund të përdoren në programin e kopshtit, por edhe nga vetë prindërit. Seria për fëmijë “Mëso dhe luaj” përmban 3 blloqe argëtuese për fëmijë dhe përmbajnë ushtrime didaktike dhe mjaft argëtuese për fëmijë të këtyre grupmoshave.

Më shumë detaje

48 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS

1 148 Lekë

-15%

1 350 Lekë

Share

21 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seria për fëmijë “Mëso dhe luaj” përmban 3 blloqe argëtuese për fëmijë 3-5 vjeç dhe 3 libra për parashkollorin. Këto blloqe dhe libra përmbajnë ushtrime didaktike dhe mjaft argëtuese për fëmijë të këtyre grupmoshave.

Duke punuar me blloqet, fëmijët aftësohen të gjejnë dallimet mes figurave, të kopjojnë gjurmët e kafshëve, të gjejnë rrugën për të dalë nga labirinti, të gjejnë sendin e futur gabim mes sendeve të dhëna, të ngjyrosin etj., kurse të tre librat, shkalla e vështirësisë së ushtrimeve rritet paksa, por gjithmonë në përputhje me zhvillimin e fëmijëve.

Ata do të mësojnë format, të kundërtat, numrat dhe shkronjat nëpërmjet ushtrimeve mjaft argëtuese, duke u përgatitur kështu për të shkuar drejt klasës së parë. Tre librat e parë janë ideuar në formë blloqesh, pasi fëmijët e kësaj grupmoshe ende nuk janë aftësuar të punojnë mbi një libër, kurse blloku është më praktik për ta.

Tre librat e tjerë për parashkollorin vijnë në formë libri, pasi tani fëmijët janë aftësuar të punojnë edhe me libra.

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmosha3 - 6 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë