I ri Cmim i reduktuar! Jehonat e Parisit Shiko më të madhe

Jehonat e Parisit

Jose Maria Eça De Quieros A-007390

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Jehonat e Parisit” janë një dokument me interes të  madh    mbulon  një  aspekt    romancierit luzitan  të panjohur  deri    sot  nga  publiku  i gjuhës kastilajne. Eça është një shtegtar me kulturë të gjerë, që zotëron si askush tjetër mjetet e ironisë.

Më shumë detaje

491 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928063137

539 Lekë

-23%

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Komunistët hyjnë dhe jezuitët dalin.

Asgjë nuk më duket më e pakuptimtë sesa ky debim. Zoti e di mirë që mua nuk më pëlqejnë jezuitët, gjithçka tek ata është antipatike për mua: fytyra thatime dhe shikimi i shtrembër, veladoni i përzishëm, morali i tyre, substanca e tyre e urrejtshme teologjike, shkenca e tyre e thatë dhe hieratike, stili i tyre i ftohtë arkitektonik, mënyra e tyre e të pasuruarit, me kontabilitetin të shkruar në greqishte, idhujtaria e tyre harbute dhe e gabuar për Virgjëreshën Mari, organizimi i tyre i errët dhe konspirativ, që bën që shoqëria t'i shëmbëllejë një karbonarizmi teokratik. Por t'i shpërndash më duket jashtëzakonisht jopolitike, e palogjikshme dhe idiote.

Nëse mëtohet të shkatërrohet ndikimi i tyre tragjik në shoqërinë franceze, atëherë duhet dëbuar i gjithë kleri, por të gjithë e dinë që Kisha është tërësisht e mbrujtur me shpirtin jezuitik. Katolicizmi është jezuitizëm.

Ai që qeveris Kishën nuk është Leoni XIII, Papa i Bardhë; është Papa i Zi, ati Beckx. Dhe kleri i rregullt e pranon këtë solidaritet me shoqërinë, mbulohet me të si me një flamur, dhe e quan veten të lënduar nga ligjet që drejtohen kundër institutit të Shën Injacit.

Nëse duam të eliminojmë mësimin e jezuitëve, fatal për shpirtin e brezave të rinj, kthehemi te e njëjta nevojë logjike për të hequr çdo mësim klerikal, të ngjashëm, paralel, me atë që vjen nga jezuitët.

Ç'vlerë ka të mbyllim tre apo katër institucione shoqërisë, nëse mbetet një kler i tërë kompakt për t'i zëvendësuar si pedagogë, si konspiratorë dhe si armiq të demokracisë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe241
ISBN9789928063137
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAdrian Beshaj
RomanSagë&Histori