I ri Rrjeti Alisa Shiko më të madhe

Rrjeti Alisa

Kate Quinn A-005077

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në një roman historik dhe interesant nga autorja e bestsellerave ndërkombëtarë Kate Quinn, dy femra: një spiune e rekrutuar në Rrjetin Alisa, që ka vepruar vërtet në Francë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe një vajzë rebele e shoqërisë së pasur amerikane, që kërkon kushërirën e saj në vitin 1947, bashkohen në një rrëfim magjepsës për guximin, sakrificën dhe dashurinë.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Viti 1947. Në rrëmujën e kohës së pas Luftës së Dytë Botërore, një vajzë amerikane, Sharlotë Sen Kleri, studente kolegji, është shtatzënë, e pamartuar dhe në zgrip të rrezikut për t’u përzënë nga familja e saj.

Por ushqen edhe shpresën e dëshpëruar se kushërira e saj e dashur, Roza, e cila u zhduk gjatë luftës në Francën e pushtuar nga nazistët, mund të jetë ende gjallë. Kur prindërit e dërgojnë në Europë që të çlirohet nga “problemi i vogël” i saj, Sharlota arratiset dhe shkon në Londër, e vendosur që të zbulojë çfarë i ka ndodhur kushërirës që e do si motër.

Viti 1915. Një vit pasi ka filluar Lufta e Madhe, Eva Gardneri digjet nga dëshira për të luftuar kundër gjermanëve dhe papritur i ndrin fati kur rekrutohet që të punojë si spiune. Në Francën e pushtuar nga armiku ajo stërvitet nga fantastikja Lili, “Mbretëresha e Spiuneve”, e cila drejton një rrjet shumë të madh agjentësh mu nën hundën e armikut.

Tridhjetë vite më pas, e torturuar nga tradhtia që shkatërroi përfundimisht Rrjetin Alisa, Eva i kalon ditët e dehur dhe e mbyllur në shtëpinë e saj në Londër. Deri sa një amerikane e re vjen dhe i përmend një emër të cilin kishte dekada që nuk e kishte dëgjuar e që i fut të dyja në udhëtimin për të gjetur të vërtetën... pavarësisht se ku i nxjerr ajo.

REVIEW PER ROMANIN

         Rrjeti Alisa, që rrëfen për trimërinë e pavlerësuar të agjenteve spiune në Luftën e Madhe, drejtpeshon në mënyrë të përsosur fabulën intriguese, hollësitë e vrojtuara me saktësi të periudhës së luftës dhe një grup personazhesh të vizatuara aq gjallërisht sa më dukej se, sikur të mbyllja sytë, do t’i shikoja duke qëndruar përpara meje. Ky është trillimi historik kulmor: emocionues, mbresëlënës dhe argëtues.

– JENNIFER ROBSON, autore e bestsellerit ndërkombëtar ‘Dritë hëne mbi Paris’.

         Kate Quinn shkruan një rrëfim interesant dhe befasues, që i bën lexuesit të ndihen sikur kanë hipur edhe ata vetë në atë makinë e po udhëtojnë së bashku me Evën e zymtë dhe Sharlotën guximtare në aventurat e tyre klandestine. Tërheqës e që të mban të lidhur, Rrjeti Alisa është nja nga ata libra që nuk duhen lënë pa u lexuar!

– HEATHER WEBB, autore e romanit ‘E dashura e Rodinit’.

         Grupi i spiuneve guximtare, i njohur si Rrjeti Alisa, la pas një trashëgimi gjaku dhe tradhtie. Dy femra, që vuajnë humbjen e dy luftërave të ndryshme, duhet të bashkojnë forcat, njëra për të gjetur zërin dhe lirinë e saj, tjetra për t’u përballur me frikën dhe me armikun e saj të vjetër. Kate Quinn prek telat e shpirtit të lexuesve me dy rrëfime që, duke lëvizur mes kontinenteve e dekadave, bashkohen në një përfundim shpërthyes.

– MARCI JEFFERSON, autore e romanit ‘Magjistarja e Parisit’.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe489
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiNikolla Langore
RomanMister&Thriller