Cmim i reduktuar! Suksesi ne shitje Shiko më të madhe

Suksesi ne shitje

Denis Gafurri A-000719

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri është rezultat i punës mbi 25-vjeçare të autorit në botën e biznesit dhe të shitjes dhe është përmbledhje praktikash personale, e literaturës së lexuar dhe seminareve që autori ka ndjekur.

Më shumë detaje

920 Artikuj

924 Lekë

-23%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

11 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Denis Gafuri është një autor i shitjes, ku me shkrimet e tija sqaron plotësisht mënyrën moderne të shitjeve, duke siguruar qindra shembuj se si të mbyllni një shitje dhe pyetje që duhet bërë vetes para se të hyni në takime.

Nëse doni të kuptoni peizazhin modern të shitjeve dhe psikologjinë e shitjes moderne, atëherë KY ËSHTË LIBRI I DUHUR PËR JU.

Në brendësi të këtij botimi do të gjeni shumë këshilla dhe mënyra moderne të shitjes dhe marketing.

Ky është një libër autobiografik, ku vetë autori tregon për raportin e tij me shitjen dhe eksperiencat e tij gjatë qindra trajnimeve të ndjekura në Kosovë dhe jashtë saj.

Libri tregon me detaje për raporte të ndërlikuara që hasim në punë, sfida, pengesa por edhe kënaqësi që nuk shuhen dot siç është edhe marrëdhënia e mirë me klientët.

Ky libër sjell diçka të re për shitjet në trojet tona, duke hulumtuar në arkivat shqiptare, amerikane dhe angleze.

Vetë autori në këtë libër rrëfen ngjarjet me një këndvështrim të veçantë që e karakterizon atë si person.

Ky është një libër që rrëfen më së miri historinë e një shitësi modern dhe të suksesshëm.

Ky libër i shitjes përmban disa nga hulumtimet dhe pasqyrat më të mira në ndërtimin, menaxhimin dhe udhëheqjen e një ekipi të suksesshëm të shitjeve.

Por gjithashtu mbulon mënyra për të jetuar një jetë më të mirë, të jini më të lumtur dhe luftoni stresin e pashmangshëm që vjen nga puna në shitje.

Megjithatë është e rëndësishme të mbani mend se leximi nuk është një zgjidhje e shpejtë rregulluese.

Është një praktikë afatgjatë, në ndryshim të jetës, për të cilën duhet të angazhoheni vazhdimisht për të parë rezultatet.

Pra, në vend që ta trajtoni këtë si një libër të shitjeve, trajtojeni atë si një pikënisje në udhëtimin tuaj për një jetë më të mirë dhe një karrierë më të mirë.

“E them me besim dhe bindje të plotë që do mësoni gjëra të rrëndësishme, të cilat mund t’i përdorni tani, si në raporte kolegiale ashtu edhe në ato familjare!”

Denis Gafuri.