I ri Drite e zbehte mbi kodra Shiko më të madhe

Drite e zbehte mbi kodra

Kazuo Ishiguro A-006393

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

"Dritë e zbehtë mbi kodra" (1982) është romani i parë i shkrimtarit nobelist '4 Kazuo Ishiguro, fitues i çmimit Winifted Holtby, dhënë nga Shoqëria Mbretërore e Letërsisë. Ashtu si me plagët e trupit, edhe me gjërat më tronditëse rnund të arrish të krijosh një lloj intimiteti, "Dritë e zbehtë mbi kodra", një roman delikat, ironik dhe eliptik, që më shumë sesa rrëfen, lë të nënkuptosh.

Më shumë detaje

496 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928310552

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Nga mjedisi i qetë dhe i huaj i shtëpisë së saj angleze, Etsuko, një grua japoneze që, tashmë jeton vetëm, largon vështrimin nga e tashmja e dhembshme për të kërkuar gjetkë kuptimin dhe arsyen e jetës së saj.

E angështuar nga vetëvrasja e vajzës së madhe, ajo kthehet pas me mendje deri në Nagasaki, menjëherë pas Lufrës së Dytë Botërore, ku në shkretinë e të mbijetuarve, piqej e rritej shtatzënia e saj e trazuar.

Ishte vera e miqësisë së saj të shkurtër dhe enigmatike me Sashikon, fqinjën e saj, dhe koha kur u njoh me të bijën e Sashikos, Marikon, një vogëlushe tejet e traumatizuar.

Si një Madam Butterfiy, Sashiko pret një dashuri, një nisje që nuk do të mbërrijë kurrë, teksa e bija zhytet në ankthin e kujtimeve tepër të vrazhda.

Përvojat jetësore të dy grave rendin paralelisht me njëra-tjetrën dhe shkrihen njësh, pa e kuptuar se ku mbaron njëra dhe ku fillon tjetra, përmes kujtesës, që s'mund t’i zësh besë, të Etsukos.

REVIEW

"Dritë e zbehtë mbi kodra" është cilësuar si një roman plot finesë mbi ndrydhjen e emocioneve dhe të ndjenjave, i lidhur ngushtë me rëndësinë e së shkuarës në kuptimin e së tashmes.

The New' York Times

Ishiguro trajton çështjen e kujtesës, vetëmashtrimit [...] nëpërmjet një proze të përmbajtur, që më shumë fsheh sesa shpjegon apo rrëfen. Kjo sjell një vel misteri dhe tis rreziku.

Los Angeles Times Book Review

Duke gërshetuar me mjeshtëri të shkuarën dhe të tashmen, ky roman i parë shpalos një rrëfim dëshpërues dhe trazues, që e mallëngjen lexuesin si për atë çka tregon, edhe për atë çka nuk tregon.

Library journal

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe225
ISBN9789928310552
Titulli origjinalA Pale View of Hills
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGentiana Kasemi
RomanPsikologjik