I ri TRE NOVELA Shiko më të madhe

TRE NOVELA

Preç Zogaj A-006004

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Preç Zoga që njihet si poet, eseist, romancier, tani shfaqet para lexuesit edhe si tregimtar. Ai ka botuar se fundi tri novella: Hedhja, Bija e re e nënës së vjetër dhe Kompleksi  

Më shumë detaje

887 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press & MAPO Editions
ISBN256

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Disa minuta më vonë, pasi Kryeministri dhe shpura e zyrtarëve bashkiakë ishin larguar, përfshirë Hilarian e bukur, nga këndi i hollit ku Konti kishte zhvilluar një takim të ngrohtë me përfaqësuesit e RRME-së, u nis dhe zuri të përhapej si fjollë e padukshme, një ftohmë bryme që u ngrinte pjesëmarrësve harenë e bisedave me njëri tjetrin, - fjala Hedhje. Me gjasë, në një të ardhme, në qytetin N do të ndodhte një mrekulli që nuk e kishte njohur Shqipëria, as bota: një njeri do të hidhej pa litar e pa parashutë, me rrobat e trupit, nga një lartësi shumë e madhe e do të binte shëndoshë e mirë në tokë. Jo një engjëll! Jo një dragua me krahë si ata të përrallave dhe bestytnive të vjetra! Një njeri si ne, pa gjë në sqetulla, veç leshit që kemi të gjithë. Zot i madh!

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
ISBN256
V. Bot2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë