I ri Liri Belishova dhe koha e saj Shiko më të madhe

Liri Belishova dhe koha e saj

Bashkim Shehu A-006003

Libër i ri

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press & MAPO Editions
ISBN9789928320094

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Nëse do të përpiqeshim ta katalogonim në një gjini të përcaktuar veprën që sot po i paraqitet lexuesit shqiptar, mund të kishim ndonjë vështirësi në emërtim, gati sui generis. Pena e sigurtë, e konsoliduar, mjeshtërore e shkrimtarit, përkthyesit e estetit letrar Bashkim Shehu, na sjell kësaj radhe të konceptuar në një mënyrë moderne dhe mbase jo fort të rrahur në lëminë e letrave shqipe, një vepër që mbart të gërshetuara sa tiparet e një analize të mirëfilltë studimore të karakteristikave të komunizmit shqiptar e atij ndërkombëtar të ish-kampit socialist, por po aq edhe rrugëtimin biografik tragjik të njërës prej protagonisteve të skenës politike shqiptare të pas vendosjes së komunizmit në Shqipëri, Liri Belishovës. Por, rasti Belishova, është vetëm ilustrimi i një analize të thelluar, shterruese, të kontekstit politik e ideologjik të kohës në Shqipërinë që rrëshqiti shumë shpejt në totalitarizëm. Vepra na vjen si një mozaik i plotë analizash politike, gjeopolitike, përsiatjesh sa filozofike aq edhe letrare e psikanalitike të cilat e kornizojnë, por duke mbajtur në qendër të tyre Belishovën si një ndër shembujt më dramatikë ku mbrojtësja dhe bija e ideologjisë komuniste, shndërrohet në viktimën e saj.

                                                      

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Faqe242
ISBN9789928320094
V. Bot2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë