Po shkoj të kap Enisin Shiko më të madhe

Po shkoj te kap Enisin

Edmond Tupe PE0086

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky është një “pseudo-roman” sepse të tillë e konsideron autori, ku ngjarjet zhvillohen në vitin 2021, në një shtrat të largët dhe të huaj, - ftohtë nga emrat e ditës, një rrëfim për letërsinë, frojdizmin, erosin dhe turpin. “Po shkoj të kap Enisin” është një thriller, një histori dashurie ku një inspektore policie e bukur dashurohet me keqbërësin, i cili ngjason me një “Robin Hood” që e gjejmë shpesh mes nesh....

Më shumë detaje

503 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928228376

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Se për çfarë flet ky libër, më mirë le t’ia lëmë ta rrëfejë vetë autorit, prof. Edmond Tupja:

Shko te Linku

Fragment nga libri

Kuku – Ta! E di që po befasohesh, zonja inspektore e krimeve në komisariatin e Thabores, por nuk po të shkruaj për të të kërkuar ndjesë për shqetësimin. Ç’është e vërteta, ky nuk është imejlli i parë që po të nis, madje as i dyti, duhet të jetë i treti, i treti i vërteti, por kjo pak rëndësi ka, ti s’u je përgjigjur dy të parëve dhe kaq (A thua të kem qenë në ëndërr kur t’i kam dërguar apo kjo ka ndodhur në një jetë tjetër?).

Ti, në këtë çast, po pyet veten kush jam unë ose ndoshta nga emri dhe mbiemri im po nxjerr si përfundim se unë quhem Enis, aq më tepër që, pa diskutim, kamerat e sigurisë te magazina qendrore e Idlir Metallës do të më kenë filmuar, vetëm se nga prapa, me xhupin që e kam firmato, ndonëse firma Enis nuk njihet në Thabore, kryeqytetin e ardhshëm të Shqipërisë tmerrësisht demokratike.

Tani po hyj në temë: Të pashë në TVnalk kur deklarove se grabitësi do të kapej sa më shpejt e do të merrte dënimin e duhur. Deklarata jote më dha një ide, atë të lojës së vjetër të maces me miun.

Kuptohet që macja je ti, një mace e veçantë me uniformë blu, që disa nga kolegët e tu maçokë që quajnë Miss Policia, kurse, kuptohet, miu jam unë, por jo një mi dosido, por një mi që bëhet luan sa herë të mendon, sa herë të ëndërron, sa herë të dëshiron.

M’u kujtua, pra, loja e vjetër e maces me miun që, në rastin tonë, nëse ti pranon ta luash me mua, do të ishte më e udhës ta quanim loja e miut me macen. Po të sfidoj, pra, zonja inspektore e krimeve në komisariatin e Thabores. Mirulexofshim së shpejti! E.

 

Të dhëna

Faqe192
ISBN9789928228376
Viti i Botimit2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori