Dritëro Agolli DRI0011
Libër i ri
Epiqendra e veprimit të romanit "Arka e Djallit" është fshati provincial i Qershizës. Lexuesi do të shpejtonte të pyeste: E ç'mund të presësh nga përshkrimi i jetës së një fshati të humbur? Vetëm ca histori të parëndësishme, trashanike e banale? Se, ç'mund të ndodhë aty më shumë se kaq? Por s'është kështu
846 Artikuj
Shtëpia Botuese | Dritero | |
ISBN | 9789992734674 | |
Vlerësime rreth romanit Arka e djallit
... Dritëroi i ngre një monument të gjallë Të qeshurës. Ky monument lëviz , kurioz i tmerrshëm, qesëndis, gajaset e quhet Cute Babulja. Cute Babulja është vetë jeta e sidomos jeta shqiptare .Ai e përcakton karakterin tonë të racës , më shumë se dhjetra manifeste e traktate estetike, etnologjike apo antropologjike .
Cute Babulja është i plotfuqishëm dhe sovran me skeptrin e tij të humorit , me tërë të metat e marrëzitë e tij të papritura e të shumëllojta .Ai nuk është njeriu steril . Ai gjen ekuilibrin midis Shakasë dhe së Vërtetës, midis shpirtrave por edhe sendeve , përkohësisë po edhe amëshueshmërisë, kuptimit e absurdit .
E qara i kthen njerëzit në statuja epike, e qeshura i bën si Pigmalioni statujat e gjalla, me inde e gjak të ngrohtë. Ndoshta shqiptarët më shumë se popujt e tjerë kanë nevojë të thellësishme të qeshin , sepse martirologjia e tragjizmi i tyre është i zgribshëm e pafundësisht i padurueshëm. Në tërë letërsinë shqipe Dritëro Agolli është ai që e kuptoi si askush këtë apel universal e suprem.
Dritëroi tregon tragjedinë e satirës pa shkruar tragjedi . Satira e Dritëroit është e shkollës virtuoze e vigane të Servantesit dhe Gogolit dhe jo e Xherom Xheromit, sepse ai nuk shkruan marifete të të qeshurit, pra nuk bën alibinë estradeske të të qeshurit , lojën e lehtë të gajasjes pa kuptim, të dëfrimit.
E të mos harrojmë: tragjikë ka shumë , satirikë të mëdhenj ka shumë pak. Hegeli, e quan satirën si shkallën më të kulmëshme , zenitin e mjeshtërisë , stilit , artit që i shpalos e i përhap paradokset më dukshëm e vetëbëhet një koncept purgatorik i dlirësimit tërësor. Arka e djallit është një kryevepër e vërtetë , e gjallë dhe e lirë si natyra , një koncentrim i shpirtit kombëtar .
[Moikom Zeqo]
-Epiqendra e veprimit të romanit “Arka e Djallit” është fshati provincial i Qershizës. Lexuesi do të shpejtonte të pyeste: E ç‘mund të presësh nga përshkrimi i jetës së një fshati të humbur? Vetëm ca histori të parëndësishme, trashanike e banale? Se, ç‘mund të ndodhë aty më shumë se kaq? Por s’është kështu. Duke e vendosur veprimin e romanit në një zonë të largët provinciale, D. Agolli i përmbahet traditës të kultivuar shpesh në letërsinë satirike klasike botërore, që e bën të mundur të kqyret jeta me shtrirjen e saj deri në skajet më të largëta, më të humbura dhe nga një këndvështrim i ndryshëm prej atij që mbizotëron zakonisht në qëndrat ose kryeqëndrat urbane. Shkrimtari nis për në Qershizë shkrimtariun Sherif Abecenë në një lloj “qarkullimi”; aty ai kërkon të shtierë në dorë defteret e Bamkë Dynjasë. Shënimet e këtyre defterëve vendosen në themel të subjektit të romanit dhe ato zbulojnë ca të vërterta sa të lezetshme, aq edhe të hidhura për jetën e Qershizës, por sidomos të një binomi tjetër personazhesh: Bamkë Dynjasë dhe Cute Babuljes, shokë të pandarë, të sinqertë e hokatarë, që përfundojnë viktima, të dënuar për “gabime të rënda” nga Partia-Shtet. Sherif Abeceja shfaq zell “për ta njohur jetën” e Qershizës, të bazës, ku “trillojnë një mijë histori prej asgjëje”; aty ai përfshihet në vorbullën e ngatërresave me defteret e Bamkës. Sherifi arrin në përfundimin se në Qershizë s’kish asgjë të mirë, veç emrit të Anthullës. Përmes Qershizës, Sherifi kupton si janë punët edhe në Tiranë, ku “ka spiunë e gjykatës më të fortë se në Qershizë”. Në klubin e berberhanës “bëhej radioskopia e mushkërive të fshatit përmes mekanizmës së thashethemeve, ankimeve, inateve, psherëtimave, shakave dhe thumbimeve të pandërprera dimër dhe verë”. Një agronom i ri, Agron Sahatçiu pohonte se në Qershizë s’kish gjë tjetër veç një tufë lopësh të plakura, që u kish shterrur qumështi, dhe ku njerëzit në vend që të shqetësoheshin për moshën e lopëve, shqetësohen e interesohen për moshën e Sherifit.
[Prof. Alfred Uçi]
Lloji i botimit | Paper back |
Faqe | 422 |
ISBN | 9789992734674 |
Redaktori | Sadije Agolli |
V. Bot | 2017 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I dytë |
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Materiali i klasës së tetë është matrioshka e sipërme e kësaj kolane botimesh. Me një gjuhë më të pasur materiali shkollor shtjellon kuptimin dhe nevojën e fesë. Është feja që ndihmon njeriun që të pranojë realisht rrethanat ku jetojmë, për të mos ju nënshtruar fatkeqësive dhe vështirësive që sjell jeta e përditshme. Feja ka qenë pasuese e rregullt e...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i shtatë, për klasën e shtatë të shkollës 9vjeçare. Ashtu si dhe në vëllimet pararendëse, edhe në këtë vëllim parashtrohen në përmasa didaktike themelet e besimit islam si dhe njohuria e nevojshme për to. Ky vëllim gjithashtu paraqet edhe aspekte të tjera të jetës së besimtarëve si mirënjohja,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i gjashtë, për klasën e gjashtë të shkollës 9vjeçare. Në këtë vëllim autorja jep njohuri mbi Islamin, duke u fokusuar në njohjen e mësimeve bazë, kuptimin e fjalës Islam si dhe shpjegimin e shtyllave të fesë. Libri është i ndërtuar me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Më tej në libër...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i pestë, për klasën e pestë të shkollës 9vjecare. Po ashtu si libri për klasën e katërt, edhe ky vëllim ruan formatin e libërrevistës. Edhe materiali brenda tij ka në kapërcyell vëllimin e katërt. Libri ka një raport të përmbysur të materialit analitik me atë grafik. Kjo vjen natyrshëm sepse kemi...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i katërt, për klasat e katërta të shkollës 9vjeçare. Materiali është në formën e një reviste ku autorët i janë përshtatur moshës së kësaj klase, duke e pasuruar materialin me vizatime, skica, poezi dhe tregime në kontekstin e besimit në Zot. Teksti orientohet edhe në rritjen e vlerave për edukimin...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i tretë i serisë, për klasën e tretë të shkollës 9vjeçare. Autorët kanë synuar që në këtë vit shkollor të kësaj kategorie moshe, tju mësojnë fëmijëve udhëzimet e fesë islame, të dërguarit e Zotit, mirësjelljen në shoqëri dhe në familje, miqësinë etj. Teksti është i pajisur me ushtrime zbavitëse,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i dytë i serisë për klasën e dytë të shkollës 9vjeçare. Autori me një alternim të materialit grafik me tekstin e shkruar, zbërthen në gjuhen e thjeshtë dashurinë për shoqërinë, kuptimin e fjalës Islam, kujdesin e Zotit për gjithësecilin, si dhe disa prej ritualeve bazë të fesë islame dhe kuptimin e...
Pjesë e kontributit të Fondacionit ALSAR në fushën e publikimeve dhe atë të arsimit, janë edhe botimet në seri MësimBesimi të cilat janë përshtatur për nxënësit e shkollave të ciklit 9vjeçar dhe të shkollave të mesme. Këto botime në përputhje me moshën dhe përmbajtjen, zhvillojnë në mënyrë didaktike njohuritë fillestare mbi besimin, edukimin qytetar dhe...
Në historinë e shtypit shqip, kjo gazetë njihet si një e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare, historike, me katër faqe, që u shtyp në shtypshkronjën Mbrothësia të Kristo Luarasit, me shkronjat e alfabetit të Stambollit.
Islamizimi i Shqipërisë nën Turqit vjen për herë të parë në lëmin shqiptar të botimeve dhe është një prej dy botimeve madhore të autorit mbi Shqipërinë. Ky librër është një tezë magjistrature e paraqitur në Universitetin e Bostonit në vitin 1941, por e pabotuar më parë. Ky botim shoqërohet me tekstin orgjinal në anglisht, për ti dhënë mundësi çdo të...
Kjo vepër e Prof. Dr. Mehmet Maksudo?lu, Historia Osmane dhe Institucionet vjen në ribotimin e saj të tretë në gjuhën shqipe. Qoftë për nga metodologjia, qoftë për nga analiza krahasimtare, qoftë për nga përfundimet historike të shumë elementëve të periudhës Osmane, ky libër përbën një tekst të rëndësishëm studimor në këtë fushë.
Tragjedia me tre akte Helena është një vepër letrare që falë njohjes së historisë dhe vërtetësisë së paraqitjes arrin të realizohet artistikisht.
Veprat e Hafiz Ali Korçës i përkasin fushës së gjuhës, letërsisë, publicistikës, Islamit, përkthimit etj. Në secilën vepër të tij, H. A. Korça ka arritur të paraqesë dhe të trajtojë probleme të rëndësishme që ndërlidhen me kombin shqiptar, por edhe me kulturën shqiptare në përgjithësi.
Ky libër nga profesori tetovar Metin Izeti është një shtjellim i fenomenit të mevludit ndër shqiptarët.
Ky libër dygjuhësh, shqip dhe boshnjakisht, përbëhet nga materiale të ndryshme të autorit e diplomatit të karrierës z. Shaban Murati, të mbledhura ndër vite.
Kjo vepër e njohur e rilindasve tanë të shquar, vepër e përbashkët e S. Frashërit, Pashko Vasës dhe Jani Vretos, qëndron në themelet e shqipes që njohim dhe shkruajmë sot.
Në ngjarjet zhvillimore të historisë së Shqipërisë dhe të kulturës shqiptare në veçanti ndalimi i besimit, mund të cilësohet me përmasat e një fatkeqësie në historinë tonë moderne.
Konferenca e mbajtur me rastin e kremtimit të 20vjetorit të hyrjes së trupave të NATOs në Kosovë, ka gjetur pasqyrim në botimin Shtetformimi i Kosovës dhe Shqipëria: Sfidat dhe perspektivat.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
THE NUMBER ONE INTERNATIONAL BESTSELLER: CHOSEN AS A BOOK OF THE YEAR BY THE GUARDIAN, TELEGRAPH, SUNDAY TELEGRAPH, I PAPER, SUNDAY EXPRESS, IRISH TIMES, TIMES LITERARY SUPPLEMENT, AMAZON, AUDIBLE, BUZZFEED, REFINERY 29, WASHINGTON POST, BOSTON GLOBE, SEATTLE TIMES, TIME MAGAZINE, NEWSWEEK, PEOPLE, ENTERTAINMENT WEEKLY, KIRKUS, PUBLISHERS WEEKLY AND...
“Proza e shkurtër”, përfshin tregimet dhe novelat e shkruara nga Kadare midis viteve 1953 deri më 2009. Një pjesë e tyre janë nxjerrë nga arkivi i autorit, të tjerat nga gazeta dhe revista të kohës, nga librat me tregime e novela të botuara në vite të ndryshme, kurse pjesa tjetër prej veprës së plotë Kadaresë.
Albumi "Janaq Paço" është një botim i realizuar në kuadrin e 105 vjetorit të lindjes së skulptorit te spikatur shqiptar te shekullit te XX. Albumi ilustrohet me imazhet e veprave të artistit që ruhen në koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë dhe nga koleksioni i familjes Paço, vepra këto që publikohen për herë të parë për publikun. Në album...
"Albania madre" e un poema del tipo epico-lirico, il piu difffuso e congeniale nella litteratura communista albanese
Poezi tashmë në kulminacionin e artit “dritëroian”, poezi mbi jetën e vdekjen, gëzimin e trishtimin, ndjenjën dhe erosin, natyrën dhe qytetërimin, rininë e pleqërinë. Filozofia e mbrujtur aq mrekullisht dhe aq natyrshëm me mençurinë e thukët të popullit, me artin e madh të Dritëroit shprehur në vargje të mahnitshme. Ironia dhe sarkazma, nënsqeshja dhe...
Ky libër është shkruar në vitin 1979 dhe i rivjen lexuesit në duar pa ndryshime thelbësore pas 37 vitesh. Në këtë roman pasqyrohen ato shqetësime të njerëzve dhe ato mendime që kishte nxjerrë koha si rrjedhim i ngecjes dhe ngrirjes së shoqërisë, i krizës shpirtërore dhe ideore të saj. Duke pasur këtë sfond të krizës së përgjithshme të shoqërisë,...
Ky roman është botim i cilësisë së lartë, delux, me kopertinë të trashë, - i bazuar në variantin që autori ka rishikuar në vitin 1999 dhe është hedhur në qarkullim me rastin e 85 vjetorit të tij. “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” mbetet ndër veprat më të arrira të Agollit, me plot mjeshtri dhe ironi therëse ndaj burokracisë rrënuese që ndërtoi sistemi...
Ndonëse vetë shkrimtari është shprehur se me "Arkën e Djallit" do të ndryshojë përfytyrimin e letërsisë shqipe, për një shumicë lexuesish kontributi më i rëndësishëm letrar i tij në prozë është "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo" (1973).
Për ta nisur ditën me një nga poezitë e mjeshtrit të fjalës, shkrimtarit Dritëro Agolli - Një antologji e përzgjedhur me krijimtarinë më të mirë të këtij poeti të njohur të letrave shqipe
Kjo është një përmbledhje e zgjedhur me poezi, me rastin e 75-vjetorit të gruas së poetit Dritëro Agolli, Sadijes.
Aforizmat e Dritëro Agollit përbëjnë një libër me modele të stërlashtë sa gjithë historia e mendimit njerëzor, po aq sa dhe me origjinalitetin e një shekulli të ri. Nuk është aspak e vështirë t’ua gjesh vendin dhe pozicionin aforizmave të këtij libri në strukturën tërësore të veprës së Dritëro Agollit. Lexuesit menjëherë do t’i vijnë në mendje esetë dhe...
Botimi më i ri i Shtëpisë Botuese Dritëro, në duart e lexuesit: “Dashuri në moshën e Krishtit”, i cili sjell një anëtë panjohur të shkrimtarit: Një libër që drithëron me drithërimat e një dashurie të jashtëzakonshme: Vajza shkodrane, e bukur, tekanjoze, plot ëndrra, ngjiz një dashuri të lakmueshme për shumëkënd me shkrimtarin e madh, me pasion të çmendur,...
Një roman historik që sjell historinë e Shqipërisë menjëherë pas tërheqjes së ushtrisë fashiste të Musolinit dhe ardhjes së nazistëve. Shqiptarët strehuan italianët që mbeten në udhëkryq, duke i mbrojtur nga ndëshkimi i ushtrisë gjermane
Në këtë botim janë përfshirë vëllimet poetike: "Fija e barit në mur", "Intermezzo", "Fshehtësitë e qiririt" dhe "Sonata e Hënës".
Dritëro Agolli është ndër autorët më të shquar të letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit të XX. Ne kemi përzgjedhur në këtë set dy prej kryeveprave të tij; “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, shkruar në vitet ’70 dhe “Arka e djallit”, botuar pas viteve ’90. Me këto dy romane është mënyra më e mirë për të njohur magjinë e rrëfimit agollian.
“Këngët e buzëqeshjes” është ndoshta i vetmi botim që përmban aq shumë koncentrat buzëqeshje, në të gjitha format e saj: nënqeshje, buzagazje, qeshje të hareshme, qeshje hidhshëm. Ky ribotim, i pasuruar me dorëshkrime e poezi të pabotuara më parë, vjen në këtë vjeshtë të trazuar me mjaft freski, origjinalitet në përmbajtje e formë.