I ri Kenget e buzeqeshjes Shiko më të madhe

Kenget e buzeqeshjes

Dritëro Agolli A-006135

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Këngët e buzëqeshjes” është ndoshta i vetmi botim që përmban aq shumë koncentrat buzëqeshje, në të gjitha format e saj: nënqeshje, buzagazje, qeshje të hareshme, qeshje hidhshëm. Ky ribotim, i pasuruar me dorëshkrime e poezi të pabotuara më parë, vjen në këtë vjeshtë të trazuar me mjaft freski, origjinalitet në përmbajtje e formë.

Më shumë detaje

1979 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dritero
ISBN9789992734995

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

I ndarë në krerët përkatës të Fabulave – “Gomerë, dhelpra dhe ujqër”, Poezive-Përrallëza “Çudira dhe marrëzi”, Epigrame fluturake “Çmenduri dhe Urtësi”, Vjershat e gjyshit për Annën, dhe Baladat e poemat, të gjithë këta krerë i bashkon karakteristika e efektit pasleximor, përjetimit emocional të buzëqeshjes apo nënqeshjes. “Këngët e buzëqeshjes”, i redaktuar nga Sadije Agolli dhe botuar në vitin 1998 , si pjesë e kolanës “Lotët e Qiririt” – Poezia Shqiptare, mori shtysë atë kohë, nga paplotësia e botimit pararendës “Çudira dhe marrëzi”, si dhe nga dëshira e autorit, për të përfshirë jo vetëm fabula dhe epigrame aforistike të pabotuara, por edhe një zhanër baladash, poemash apo vjershash satirike të cilat sipas poetit “ngjallin një buzëqeshje të lehtë”, gjë që i shkon titullit të librit “Këngët e buzëqeshjes”.

Ndërkohë që vepra e Dritëro Agollit, përgjatë dy dhjetëvjeçarëve, pasurohet me krijime poetike deri në vitin e fundmë të jetës së tij, nevoja e përfshirjes edhe të poezive e poemave të tjera, disa syresh të lëna në dorëshkrim, disa të grupuara në dosje me shënimin “Vargje të harruara” apo “Vargje përshtypjesh”, të quajtura nga ai vetë vargje të “një fryme impresioniste dhe tek-tuk parabolike”, u pa nga stafi botues si një risi dhe perfeksion botues.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Cover
Faqe440
ISBN9789992734995
RedaktoriMe 50 ilustrime te Ormira Lulanit
V. Bot2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë