I ri Te mblidhemi ne Lushnje Shiko më të madhe

Te mblidhemi ne Lushnje

Hekuran Zhiti A-004397

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kjo dramë rivjen për lexuesit 50 vjet pas krijimit dhe është një dedikim plot vlerë për Kongresin e Lushnjës: Kjo dëshmi e vetme teatrore e kësaj ngjarje të madhe historike, ky krijim artistik është një zbulim i vërtetë që pasuron edhe dramaturgjinë shqiptare.

 

Më shumë detaje

14 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9789928033840

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

«Të mblidhemi në Lushnjë!» është drama e shkruar në mes të viteve ’60 nga autori i Hekuran Zhiti, asokohe aktor në estradën e Lushnjës. Edhe për sot dokumenti i vetëm për atë kohë.

«Të mblidhemi në Lushnjë!» ishte thirrja. Pa telegraf, por me thirrjen e thjeshtë të zemrës, se vetëm ashtu do të shkruhej ndryshe historia, pa menduar ndonjë tender se ku mund të mblidheshin dhe s’i mund të ndaheshin milionat, sepse ishte rreziku i ndarjes së atdheut.

Duket se e gjithë puna e Ismail Qemal Bej Vlorës dhe e gjithë aradhës madhështore të 1912-ës ishte fshehur diku thellë dhe historia s’do të përsëritej kurrë më. Mirëpo duket se e kishin harruar shpirtin e madh të njerëzve të thjeshtë, të ditur, të mbytur nga dashuria për mëmën që nuk ndërruan mendje dhe u qeshte fytyra nga një gëzim i tejdukshëm që i bënte më të mirë, më të dhimbsur, më të guximshëm e të paepur. Kjo më mërziste, se më dukej vetja fëmijë.

E tëra kjo duket si përrallë. Na ishte seç na ishte. Jo është krejt e vërtetë, madje para syve tanë e ngre më lart e vërteta e përjetimit të sotëm, duke shkelur nëpër mazgallat e Luftës së Parë Botërore, e cila vërtet kishte mbaruar, por sheshin e luftës e kish lënë shtruar: urinë e skajshme, mjerimin, sakatimin, tmerrin e vdekjeve që ishin shtruar këmbëkryq.

E, në këtë sfond të llahtarshëm dhe sot kurrsesi të përfytyrueshëm, u lajmëruan shqiptarët të mblidhen në Lushnjë! Me telin e zemrës, mik pas miku, frymë gojë më gojë. I thoni Ferid Bej Vokopolës. I thoni Aqif Bej Elbasanit. I thoni At Bumçit. Mos harroni, mik, të m’i çoni fjalë Ahmet Bej Zogollit...

Kjo është drama e Kongresit të Lushnjes dhe këta janë personazhet e saj. Libri shoqërohet me një ese të gjatë nga Xhevair Lleshi.

A mund të kuptojnë bëmat dhe sakrificat habitëse të atyre patriotëve të kulluar? Ata nuk vajtën në Lushnjë për të bërë pasuri, por përkundrazi, për ta tretur pasurinë e tyre dhe për ta vënë atë në prehër të mëmës që lëngonte. Kjo është madhështia e njëqind vjetëve më parë. Donin dhe ia arritën të bënin të jetueshme ëndrrën e pavdekshme për ta bërë Shqipërinë... Prandaj u mblodhën në Lushnjën e vogël, ende katund, nën trokëllimën e zemrës së tyre, që ishte sinkronizuar me zemrën e atdheut...

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe170
ISBN9789928033840
RedaktoriXhevahir Lleshi
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë